Lifestyle > Arkitektura

Kjo është vdekja më romantike e të gjitha kohërave!

Dashuria që i rezistoj vdekjes.

Nga Amantia Nanaj ~
Shikoni fotot e tjera!    v      

Në xhunglën e Guatemala-s , në Tikal , qëndron një tempull i ndërtuar nga mbreti Sun i qytetërimit Maya.  

Emri i tij ishte Jasaw Chan K'awii l . Ai jetoi më shumë se 80 vjet , dhe e varrosën në këtë tempull në vitin 720 pas lindjes së Krishtit. Mbishkrimet e Maya-ve tregojnë se ai ishte thellësisht i dashuruar me gruan e tij, e cila ndërroi jetë përpara tij. 

Ai, për nder të saj, ndërtoi një tempull për të përballë të vetit. Edhe pse deri tani nuk e kuptoni, arsyeja do t’ju lë vërtetë pa fjalë!

Çdo gjë e llogaritur! Çdo pranverë dhe vjeshtë , në ditën e ekuinoksit , dielli do të lind pas tempullit të tij dhe me hijen e tij do të mbulojë në mënyrë të përkryer tempullin e saj. Në pasdite, dielli do të perëndojë pas tempullit e saj dhe hijet e tyre do të përqafohen.

Edhe pas 1300 vjetësh këto dy të dashuruar nuk do të rreshtin së prekuri dhe së përqafuari nga varret e tyre.

Shfletoni galerinë për të parë tempujt e tyre.

Artikuj të ngjashëm