Relationships > Historia Ime

4 Gabime të pafalshme që kam bërë si grua (Tani jam ish-grua)

Letra e një ish-gruaje: Sloane Bradshaw.

Shikoni fotot e tjera!    v      

Në fillim ishte e thjeshtë për mua të akuzoja burrin tim që kishte shkatërruar martesën tonë 10 vjeçare. Ishte ai që tradhëtoj, ai që iku pa kthyer kokën mbrapa. Edhe më përpara, ishte ai që më linte jashtë jetës së tij dhe preferonte të zhytej në punë për t’ja mbathur nga realiteti që po pushtonte jetën tonë.

Ja shkarkoja të gjithë fajin atij, ky ishte makanizmi im i mbrojtjes për tu përballur me muajt e parë të vështirë të ndarjes tonë. Shprehja ime më e përdorur në atë kohë ishte: “Si guxon?”! Mblodha një ushtri të tërë suporti, që së bashku me mua ishin të shokuar nga papërgjegjshmëria dhe pafytyrësia e atij burri! Sepse, sigurisht, të jesh një mashtrues, një tradhëtar, një njeri që braktis familjen nuk krahasohet me gjithë gabimet që unë kam bërë në martesën tonë.

Saktë?  Jo, gabim.

Për muaj me rradhë kam hequr çdo përgjegjësi nga vetja për dështimin e martesës time, duke e trajtuar veten time si imazhi që kisha krijuar në mëndjen time: një grua e ëmbël, altruiste, bashkëshorte ideale e cila kishte duruar më shumë seç duhej. Por kur një psikolog më vuri përballë realitetin, u detyrova të analizoja me kujdes realitetitin dhe mangësitë e mia.

Nuk ishte e bukur. Tani jam në gjëndje të dalloj disa gabime te vetja të cilat kanë shkatërruar martesën time, të cilat mund t’ju shërbejnë si shembull përpara se të jetë tepër vonë.

 

  1. Vendosa fëmijët në vend të parë.

Të duash fëmijët e tu është shumë e thjeshtë. Kërkon një sforco minimale dhe ata do të duan në çdo rast. Martesa është krejtësisht e kundërta: është një punë! Çdo herë që martesa fillonte të më dukej si një punë, unë merrja fëmijët dhe i çoja në muze, shpeshherë i organizoja këto aktivtete pikërisht kur e dija që bashkëshorti im nuk do të kishte mundësinë të merrte pjesë, dhe kështu nuk do të shkatërronte lumturinë time, apo të mund të lozte me nervat e mia. I thoja vetes që kështu ishte më mirë, sepse ai preferonte të rrinte në punë, dhe më dukej sikur nuk ishte me humor të mirë gjatë daljeve familjare. Çdo natë preferoja të flija në krevat me fëmijët dhe fajsoja atë për këtë zgjedhje duke i përmëndur oraret e punës punës dhe për faktin që gërrihte. Si rrjedhojë momentet që ishim vetëm pa fëmijët ishin të rralla dhe dalëngadalë bëheshin edhe më të rralla. Mah, ndoshta një herë në vit gjatë përvjetorit tonë.

2. Nuk kam vendosur ( ose respektuar) disa limite me prindërit e mi!

Ishin shpesh herë te shtëpia jonë, disa herë vinin pa lajmërur fare dhe krijonin ‘të drejtat’ e tyre për të vendosur në shtëpinë tonë.  “Na jepnin një dorë” duke bërë gjëra që ne nuk ua kërkonim kurrë si për shembull: vinin lavatriçen (gabim, sigurisht). Shkonim me pushime me ta. Ata qortonin fëmijët tanë para nesh.  Frika për ti mërzitur prindërit e mi nuk më lejonte të vendosja kufijtë me ta, dhe tu kërkoja atyre të mos i tejkalonin ato.

Me pak fjalë burri im nuk kishte martuar vetëm mua, por edhe prindërit e mi!

 

3. E kam ‘sulmuar’

 

Mendoja se dashuria kishte të bënte me sinqeritetin, por të gjithë e dimë që e vërteta vret.  Kur gjërat filluan të mos shkonin dhe aq mirë, fillova të flisja keq për të me shoqet e mia, me mamanë time, me koleget. Flisja keq dhe e pakënaqur për të gjatë gjithë kohës. “ E beson që nuk e bëri këtë?’’ apo “Dua të di përse dreqin e bëri këtë?!” në vend që të pompoja egon e burrit tim, e rrëzova përtokë. Shpesh herë e ulja figurën e tij duke thënë që puna e tij ishte e rëndomtë, ose duke kritikuar shoqërinë e tij. E qortoja vazhdimisht që i bënte gjërat gabim, por në të vërtetë thjeshtë nuk po i bënte siç i doja unë. Disa herë e qortoja si të ishte një fëmijë dhe jo një burrë familjar. Kontrolloja shpenzimet e shtëpisë dhe e vija në kryq për çdo qindarkë që shpenzonte. Edhe në dhomë të gjumit, po, po gabonte gjithçka dhe unë nuk lija rast pa ja përmëndur. Ndërkohë që martesa ime po coptohej unë e kisha mëndjen të gjeja mungesa dhe gabime te ai, për të justifikuar superioritetin tim. Si përfundim nuk kisha më respekt për të dhe bëja të pamundurën që ai ta dinte, ta ndjente dhe ta dëgjonte çdo ditë.

 4. Nuk e vrisja mëndjen për të kuptuar se kush ishte mënyra e duhur për tu ‘zënë’ me të.

Ajo që duket e çuditshme është që paska një mënyrë ‘të duhur’ për tu zënë, por ja që ka! Kisha tendencën ta lija shtëpinë e qetë vetëm atëhere kur kisha vërtetë diçka të rëndësishme që më shqetësonte. Siç mund ta imagjinoni, çdo gjë e vogël që më bezdiste e thoja dhe e stër thoja deri sa problemi bëhej vërtetë i madh! E diskutoja derisa arrija në kulmin e nervave, bëhesha aq e frikshme, sinqerisht sa dhe Hulk sishte asgje para meje. Dhe me nerva dua të them ato lloj nervash për të cilat spitali psikiatrik duhet të ketë një emër specific, sigurisht që e ka! Dhe pas shpërthimeve të mia të frikshme e justifikoja veten duke thënë që një femër mund të durojë deri në njëfarë pike! Tani që e rimendoj më duhet ta pranoj që kam qënë e padurueshme në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Nuk e shkruaj këtë letër ‘mea culpa’ me shpresën që të rifitoj ish-burrin tim apo për të kërkuar falje. Shkruaj këtë letër sepse nuk arrij ta besoj mënyrën se si ja kam fshehur vetes të vërtetën gjatë gjithë kësaj kohe, se si kisha ndërtuar një profil bashkëshorteje perfekte për veten të cilën e besoja verbërisht. Edhe pse jam ende keq se burri im vendosi ti zgjidhte problemet duke shkuar në shtrat me një femër tjetër, kam bindjen se sjellja ime ka qënë një ndër kontributet kryesore që e çoj atë në krahët e një tjetre.

 

Kjo letër është postuar për herë të parë në YourTango nga vetë ish-gruaja Sloane Bradshaw, përkthyer nga Anabel.

 

Artikuj të ngjashëm