Dashuri dhe seks > Bashkejetesa

Je e dashuruar me një djalë mamaje? Ja si të mbijetosh

7 hapa për t'i vënë gjërat në vijë.

Shikoni fotot e tjera!    v      
Shkruajini mendimet tuaja
Të thuash gjërat që të shqetësojnë apo të mërzisin, por t’i shkruash ato diku, të jep një perspektivë tetër të situatës si dhe të jep mundësinë të rivlerësosh gjithçka që po ndodh.
Prisni që ai të vetëmbrohet
Mos harroni që po flisni për familjen e tij dhe ajo vjen gjithnjë në radhë të parë, të paktën derisa ju të shndërroheni në familjen e tij. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të tregoheni e kuptueshme dhe t’i shpjegini përse disa gjëra ju bezdisin si për shembull: “Më lëndon fakti që ti flet me mamanë tënde për ndjenjat e mia dhe problemet që ne kemi.” Fokusohuni tek ndjenjat duke qenë se ato janë të padiskutueshme sepse askush nuk ka fuqinë t’ju thotë se si duhet të ndiheni.
Nxiteni që të marrë përsipër më shumë përgjegjësi
Ai mund ta bëjë një gjë të tillë duke i caktuar vetë vizitat tek doktori, duke menaxhuar vetë paratë e tij apo qoftë edhe duke i larë vetë rrobat e tij. Në vend që t’i thoni se është qesharake që ai varet ende nga mamaja për këto gjëra, nxiteni që t’i bëjë ato vetë dhe ndihmojeni.
Ndajini financat tuaja nga të sajat
Kjo përfshin faturat dhe mundësinë që ajo të ketë akses në faturat tuaja. Përveç rasteve kur janë prindërit ata që ju financojnë, t’i lejosh ata që të shohin shpenzimet tuaja, do t’i përkeqësojë gjërat. Në fund të ditës, ju dhe partneri juaj duhet të mësoni si të mbani njëri-tjetrin financiarisht dhe të përballeni vetë me problemet ekonomike që do të keni në çift.
Lërini atë që të përballet me mamanë e tij
Kjo vlen edhe për çështjet midis jush dhe mamasë së partnerit tuaj. Ajo që është më e rëndësshme është se ju duhet të siguroheni që ai është gati dhe i aftë t’i thotë JO nënës së tij.
Bëni kujdes me informacionet që ndani
Vështirësitë duhet të mbeten mes jush dhe partnerit tuaj dhe e njëjta gjë vlen edhe për çështjet intime. Pavarësisht simpatisë që nëna e tij mund të ketë për ju, bëni kujdes me gjërat që i thoni sepse ai do të jetë gjithnjë parësor për të.
Mjaft kërkuat aprovimin e saj por filloni të mbështesni nëjri-tjetrin
Vjen një moment në jetë kur prindërit mund të jenë vetëm këshillues, jo më vendimmarrës. Ju të dy duhet të jeni të vetmit që i merrni vendimet në lidhjen tuaj.

Burimi: Women's Health

Artikuj të ngjashëm