Kur vjen fjala tek divorci, ka shumë faktorë që hyjnë në lojë. Por një kërkim i fundit i Universitetit të Harvardit ka gjetur lidhjen mes divorcit dhe një plani të rëndësishëm në jetë: Puna.
Sipas studimit të publikuar në American Sociological Revieë (Analiza Sociologjike Amerikane), çiftet në të cilat bashkëshorti punon në orë të plota kanë më shumë gjasa për të përfunduar në ndarje. Dhe jo pak, por 32% më shumë mundësi që kjo të ndodhë.
Kërkimi është kryer me 6300 çifte të martuarish mes viteve 1968-2013, dhe ka arritur në përfundimin se puna në kohë të plotë- 8 orë- krijon distancim mbi një çift. Por shkak për këtë, sipas autores së studimit Alexandra Killeëand, nuk është presioni i ushtruar nga gratë, por nga burrat.
Burrat e quajnë punën pjesë të identitetit të tyre duke krijuar një lidhje më të fortë me të, çka i bën të heqin vëmendjen nga bashkëshortet dhe familja. Nga ana tjetër, po të njëjtën rrezikshmëri për divorc paraqesin edhe çiftet ku burri nuk punon, pasi kjo e shtyn atë drejt depresionit.
Burimi: Good Housekeeping