Ariana Grande dhe Ricky Alvarez kanë vetëm pak ditë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Burime të afërta të tyre thonë se midis tyre nuk pati asnjë konflikt, thjesht gjërat nuk mund të vazhdonin më. Çifti kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, si dhe po fshijnë të gjitha fotot që kishin së bashku.
Por, për këngëtaren kjo ndarje mesa duket nuk ka qenë dhe aq e papritur. Ajo së fundmi ka thënë në një intervistë se: “Jeta është e shkurtër dhe ndryshimet që mund të bësh janë fantastike,” ndoshta duke iu referuar ndryshimit që do të bënte në jetën e saj personale. Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë koment rreth kësaj çështjeje, por të gjitha shenjat tregojnë se tashmë ata janë ndarë.
Burimi: People