Koncerti i Kidës, Mozzik-ut dhe Getinjos në Podujevë është ndërprerë të mëkurën mbrëma pas një sulmi me koktej molotovi.
Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ku dy persona kanë hedhur shishe me koktej molotov, për të penguar koncertin. Sipas Telegrafit bëhet fjalë për një reper të ri me emrin Read, i cili ka përdorur mjete të forta duke lënë dy njerëz të plagosur.
Mozzik dhe Readi janë përfolur për një konflikt gjashtë muaj më parë, pasi Mozzik publikoi fotot e krahut të tij të lënduar. Dëshmitarë treguan asokohe se Readi e kishte sulmuar me thikë Mozzikun, por ky i fundit e mohoi të kishte ndodhur diçka e tillë.