Rudina Basha, nga Bulqiza, është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë bashkëshortin në gjumë. Dyshohet se ajo e ka goditur të shoqin 6 herë me thikë teksa ai flinte në banesën me qira ku jetonin.
Besnik Basha, 45 vjeç, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rudina Basha, 36 vjeç, është dërguar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ku është marrë në pyetje, ndërsa dyshohet se tentativa për vrasje ka qenë për motive të dobëta.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë bashkëshorti i saj, pasi pas kontrollit të banesës është gjetur një pushkë, së bashku me një krëhër me 10 fishekë, për armëmbajtje pa leje. Ato janë sekuestruar së bashku me thikën me të cilën gruaja e tij e kishte goditur në gjumë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Dibrës.
Burimi: BalkanWeb