Si jetojmë > Kuzhina

Ky do të jetë lajmi më i lexuar i vitit në Anabel

...dhe njëkohësisht më i shëndetshmi.

Lajmet se kush nga VIP-at u martua apo u nda, sa kushtoi dasma apo divorci, ku i kaluan pushimet apo çfarë fustani zgjodhën në një event të caktuar pushtojnë Newsfeed-in tonë dhe na rrëmbejnë vëmendjen por në fund shërbejnë vetëm për të na argëtuar. Këtë herë Anabel.al sjell një lajm më të rëndësishëm që i shërben vërtet vajzës, nënës, gruas dhe gjithë familjes për një jetë më të shëndetshme dhe që lehtëson edhe punët e shtëpisë. Japim meshkuj skllevër me qera!

Bëj shaka. :) Bëhet fjalë për mrekullinë teknologjike, risi absolute e vitit nga kompania Philips që me pak vullnet edhe nga ana juaj mund të përmirësojë një herë e mirë problemet e ushqyerjes, peshës, lëkurës, energjisë dhe stilit të jetesës në përgjithësi.

Çfarë është Philips Juicer dhe pse është ndryshe nga gjithçka që keni provuar më parë?

Philips Juicer është shtrydhësja e frutave me teknologjinë inovative Micro Masticating e cila arrin të shtrydhë 90% të lëngut nga çdo qelizë e frutave, edhe nga ato më të vështirat për tu shtrydhur. Shtrydhesja Philips funksionon në mënyrë po aq efikase jo vetem me frutat por edhe për perimet dhe frutat e thata, jo vetëm duke shtuar shijet dhe kombinimet që mund të përdorni por edhe për ti lehtësuar punën nënave me fëmijët që u bëjnë naze perimeve.

Gjatë testimit në zyrat e Anabel:


Megjithatë mjekët dhe dietologët bien dakord njëzëri që gjatë shtrydhjes frutat humbasin fibrat e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm prandaj ekipi i shkencëtarëve të Philips sjell për herë të parë një shtrydhëse që arrin të shtrydhi dhe të ruaj të gjitha vitaminat dhe fibrat. 

Sidomos tani që po vjen vera, në vend që te mbushni një gotë me lot sepse nuk keni nje trup plazhi, mund të mbushni një gotë me lëng frutash të freskëta për të arritur më shpejt peshën dhe format e dëshiruara apo për tu detoksifikuar.

Në fund mjafton vetëm 1 minutë për ta larë paisjen pa detergjent, pa sfungjer! (Unë përshembull shpesh përtoja të bëja lëng frutash vetëm për të mos u marr me çmontimin e bezdisshëm të shtrydhëseve dhe larjen impenjative) kjo fale pak pjeseve qe e perbejne ate dhe sepse nuk ka site.

Dhe në fund një hile e vogël nga Anabel: Hollojeni gjysëm gote lëng frutash me gjysëm gote ujë të gazuar, kështu reduktoni 50% të kalorive dhe përfitoni një pije të shijshme por të freskët dhe të shëndetshme.

Si do të ndryshoj jeta jonë këtë vit me Philips Juicer.

Sipas ekspertëve të WebMD duhen konsumuar të paktën dy fruta dhe katër perime në ditë mundësisht me ngjyra të ndryshme në mënyrë që të marrim një varietet vitaminash dhe mineralesh. Por shpesh nuk kemi kohë ti gatuajmë e konsumojmë të gjitha ose perime të caktuara nuk na pëlqejnë prandaj shtrydhja e tyre ngelet alternativa më e shpejt dhe e domosdoshme për shëndetin tonë me një makineri që I ruan të gjitha vlerat ushqyese.

Kosumimi i lëngjeve të frutave dhe perimeve forcon sistemin imunitar, parandalon sëmundje të zemrës dhe tumore, përmirëson funksionet e stomakut, mëlçisë dhe veshkave ndërkohë që largon toksinat, përshpejton rënien në peshë, ndikon në pastrimin dhe ndriçimin e lëkurës, ka më pak kalori se lëngjet e konservuara dhe plot kimikate që blihen të gatshëm dhe jep ekstra energji për të punuar, menduar apo kryer aktivitet fizik prandaj Philips Juicer është zgjedhja më e mirë që mund të bëni këtë vit për të ndryshuar stilin tuaj të jetesës.

Gëzuar dhe pijeni një gotë për mua! Për më shumë informacion, klikoni këtu!

Artikuj të ngjashëm

. .