Për ne femrat, të bëjmë vet manikyrin dhe pedikyrin jo domosdoshmërisht duhet të dallojë nga rasti kur ja besojmë këtë proçes estetistes. Për të arritur këtë mjafton të ndjekim këto këshilla, nga ato baziket deri hilet e fshehta:
- Merrni me furçë aq masë sa duhet për vetëm një gisht.
- Gjithmonë përdorni një bazë pa ngjyrë pasi të keni mbaruar që manikyri të zgjasë më tepër.
- Nëse do aplikoni ngjyrën e bardhë, zgjidhni pigmentin e duhur.
- Rrini larg manikyrëve që thahen shumë shpejt. Mund t’ju dehidratojnë dhe dëmtojnë thonjtë.
- Aplikoni rregullisht vajin kundër kutikulave.
- Pasi të keni mbaruar fusni duart në ujë të ftohtë, mundësisht me akull. Kjo shpejton proçesin e tharjes.
- Nxirrni në pah ngjyrat neon duke aplikuar një ngjyrë tjetër fillimisht. Ngjyrat neon kanë tendencë të bien në sy, prandaj bëjini ato të duken më të trasha në këtë mënyrë.
- Të mbani për disa minuta duart në një vend të errët e të ftohtë, pse jo edhe në frigorifer ndihmon që formula e manikyrit të zgjasë më tepër duke qënë se rrezet e diellit e alterojnë ngjyrën dhe strukturën e tij.
- Mos e tundni asnjëherë shishen e vogël të manikyrit. Rrotullojeni atë me anë të pëllëmbëve të duarve duke e mbajtur atë vertikalisht. Kjo ju siguron që nuk do të ketë flluska të vogla ajri në shihse apo mbi thonjtë tuaj gjatë kohës që i lyeni.
- Mos i prisni asnjëherë kutikulat. Kurrë! Kjo e përkeqëson gjëndjen.
- Përdorni një copë me material pambuku për të larguar manikyrin që ka prekur gabimisht lëkurën.
- Përdorni manikyr me formulë non-açeton (non-acetone) sa herë të mundni, sidomos në rastet kur po përpiqeni të forconi thonjtë.
Burimi: Marie Claire/ Përshtati: Ermira Leshi