Shëndeti > Transformim total

Rrëfimi i sinqertë i një vajze që ka bërë buzët me silikon

Gjithçka që duhet të dini për Permalip.

Përshëndetje Anabel! Mendova te dërgoja këtë letër dhe të ndaj eksperiencën për të ndihmuar në një farë mënyrë të gjitha ato vajza që e kanë menduar të paktën një herë që do dëshironin buzë më të plota.

Së pari dua të sqaroj që nuk dua të nxis njeri drejt operacioneve estetike por nëse është diçka që keni dashur ta bëni prej kohësh, mos lejoni që mendimet dhe gjykimet e të tjerëve t’ju dekurajojnë! Në fund të fundit është jeta jonë dhe na jepet shanci të kemi vetëm një fytyrë, pse të mos kemi fytyrën që na bën të lumtur ta shohim çdo ditë në pasqyrë?

Këtë e them sepse i dashuri im mu lut që të mos i bëja buzët, motra ime dhe disa miq mendonin se jam budallaqe ndërsa prindërit e mi u mërzitën shumë sepse nuk arrijnë ta kuptojnë si ndjehem. Natyrisht në sytë e tyre dukem e bukur dhe perfekte.

Por unë jam 23 vjeçe dhe buzët e mia të holla dhe jo simetrike më kanë shqetësuar prej vitesh, sidomos kur buzëqeshja dhe dukej sikur buza ime e sipërme zhdukej fare. Më krijonte shumë pasiguri. Në foto nuk më pëlqente asnjëherë vetja dhe gjithmonë para pasqyrës fryja buzët ose e ngrija buzën me gishta për të parë si do dukesha me buzë më të plota.

Një vit më parë provova për herë të parë fryrjen me acid hyaluronik te Klinika DaVinci. Edhe pse isha shumë e kënaqur me rezultatin dhe buzët dukeshin shumë natyrale, në të vërtet do kisha dashur ti kisha buzët të përhershme pa u dashur të shkoj për ti fryrë dy herë në vit por gjithmonë I trembesha atyre rezultateve të frikshme si “duck face” derisa mora vesh për një procedurë të re që sapo ka hyrë në Shqipëri nga Klinika DaVinci që garanton buzë me pamje natyrale përgjithmonë!

Quhet Permalip dhe është një protezë silikoni e cilësisë së lartë që zgjat përjetësisht. Procedura nuk kishte shumë dhimbje dhe hapja kirurgjikale bëhej në cepat e buzëve nga brenda, ku pastaj kirurgu fuste protezat të cilat të jepet mundësia ti zgjedhësh vetë përmasat që do. Unë I zgjodha vetëm 5 milimetër sepse nuk i doja shumë të mëdha por ndryshimi ishte shumë i dukshëm me buzë më të plota dhe seksi. Ndërsa gjëja më fantastike Anabel, ishte që edhe pse protezat zgjasin përjetësisht, ti mund të shkosh ti heqësh ose ti zëvendësosh kur të duash nëse pendohesh apo nëse i do më të vogla a më të mëdha.

Siç thashë më lart, nuk mund të them që kisha dhimbje por 3-4 ditët e para isha pak e fryrë dhe mezi haja sepse kisha pak vështirësi në lëvizjen e buzëve por brenda javës më kaloi fryrja, haja normalisht dhe buzët I ndjeja sikur të kisha lindur me to.

Shqetësimi im ishte kur të takoja të dashurin. A do I pëlqeja? A do ndjente ndonjë gjë të çuditshme kur të më puthte? Nga një anë isha e lumtur që ai nuk ishte dakord se do të thotë që I pëlqeja siç isha, por nga ana tjetër doja që të më mbështeste në këtë gjë që e dëshiroja aq shumë.

Dyshimeve të mia i erdhi fundi kur u takuam dhe jo vetëm që më komplimentoi e nuk mund ti hiqte sytë nga unë, por dhe puthja I dukej perfektësisht normale. Edhe shoqëria e familja më mbështeti vetëm pasi pa sa i bukur dhe i natyrshëm ishte rezultati.

Unë jam e lumtur që isha në duart e arta të Dr.Maximilan Catenacci te Klinika DaVinci dhe që më në fund kam buzët përjetësisht të bukura dhe femërore.

Mendoj që Permalip është një procedurë që i jep shumë prestigj kësaj klinike dhe unë isha ndër të parat paciente që e provova. Më poshtë po ju tregoj edhe fotot e mia.

Artikuj të ngjashëm

. .