Kanë kaluar 6 vjet që nga zhdukja e bujshme e Bleona Matës dhe duket se kërkimet e nënës së saj vazhdojnë ende në mënyrë të pareshtur. Në një interistë për “Gazeta Shqiptare”, Bukurie Mata ka treguar se ka zbuluar fakte të reja rreth vendodhjes së vajzës së saj.
Zonja Mata tregon që njëra nga 5 vajzat e dyshuara për rrëmbimin e Bleonës, i ka treguar asaj se 6-vjeçaren ja ka shitur mbesa e ish-vjehrrit të Bukuries. Ajo gjithashtu ka dhënë informacione se Bleona është parë për herë të fundit në Angli. Bukuria rrëfen se personi që e ka parë është roja i sigurisë së restorantit, një emigrant shqiptar. "Kam foto që e dëshmojnë këtë gjë!" tregon ajo.
Bleona u zhduk mbrëmjen e 22 majit të 2010-tës teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod në Kukës së bashku me 5 vajza të tjera. Në atë kohë, Mata ishte vetëm 6 vjeç.
Burimi: Balkan Web