Dashuri dhe seks > Historia Ime

As vetë nuk e dija që isha i/e aftë të bëja...

Letrat e ardhura nga fansat e Anabel.

Shikoni fotot e tjera!    v      

Letra 1
Pershendetje! I kam paragjykuar perher grate qe i tradhtonin burrat e tyre,shpesh here i beja pyetje vetes, pse duhet ta beje nje gje te till nje femer? Sot edhe une futem ne grupin e ketyre femrave as qe e kisha imagjinuar,se kisha per te tradhetuar tim shoq. Packa se nuk kam bere tradheti fizike e njejta eshte perderisa kam pasur mendime epshore me nje tjeter mashkull. Dhe kam komunikuar me te ne fcb.Fundja te gjith kemi ardhur nga mekati dhe si te till do vdesim MEKATARE.

Letra 2
Pershendetje Anabel..kur pash temen e socme thash pse jo te them dhe un dicka qe kam ber se mendoja kurr qe do e beja. Kam qen e martuar per 10 vjet kam nje femi 7 vjec u ndava nga burri im para dy vitesh, para nji viti u dashurova me nje cun qe pata lidhje dhe kam akoma edhe pse ndodhem jasht shqiperis,un bera dicka qe zdo ja fal kurr vetes ngela shtatzane dhe bera gabim fatal abortava ndihem keq e urrej veten kam gjykuar te gjitha femrat kur abortonin thoja gjithmon si ka mundesi si kan zemer dhe e bejn dicka te till po ja qe un u bera pjes e ksaj gjeje ndoshta nga halli ndoshta nga problemet qe po kaloja.dola jashtetit e vetme pa asnje ndime pa pun pa gje dhe vendosa ta hiqja ndoshta shum do me gjykojn sic dhe un kam gjykuar prandaj ne jet nuk duhet gjykuar kurr asnji dhe asgje sepse ndoshta mund tna ndodhi aty ku sna e pret mendja. Anonim te lutem

Letra 3
Pershendetje Anabel! Pasi humba doren per shkak te kancerit,kurre nuk ma priste mendja qe do mundesha te kujdesesha per veten,te beja make up,te gatuaja,te jetoja normalisht dhe se fundmi,fiksimi im po behet palestra. Nuk e mendoja qe mund te beja kete trup qe kam bere ne palester. Mesa kam kuptuar,vetem te tjeret qe paragjykojne e kane problem,se une u mesova. Kalofshi nje mbremje te bukur te gjithe!

Letra 4
Mirembrema Anabelista, nuk e di a eshte shqetesim per te tjeret apo jo,po per mua ka qene dikur. Nuk i pelqeja kurre maloket(dmth njerezit nga veriu) se mendoja se jane shum te trashe . Dhe i thoja vetes kurre nuk do lidhesh me nje nga veriu(une jam nje vajze nga jugu shqiperise). Po si per dreq atje ku nuk do atje ti hedh perendia syte. Dhe kshu une qe nuk guxoja kurre te kisha nje lidhje me nje djale nga veriu sot jam me ate "malokun" tim dhe shume e dashuruar. Eh cte besh dashuria ku sti hedh syte.  Nuk e di pse i paragjykoja njerzit nga veriu,ndoshta se ato njerez qe kam njohur un andej sme kane pelqyer asnjehere,po si i thone dhe asaj fjales pyll pa derra ska.  Te lutem anonim. Ps"verioret ti kursejne komentet"

Letra 5
Anabel mirmbrema! Tema e sotme me shtyu t'ju shkruaja sepse gjeta veten shume. E di qe do gjykohem shume keq por gjykimet e personave qe skane qene ndonjehere ne poziten time as qe do i marr parasysh. Para 5-6 vitesh as do me shkonte neper mend qe karakteri im do ndryshonte 360grade e do beja gjera qe skisha imagjinuar kurre ndaj personave te mi me te dashur. Kam qene gjithmone natyre shume kurjoze e sic eshte ajo shprehja "kurioziteti e vrau macen"...ashu ndodhi dhe me mua. pak nga kurjoziteti pak nga mosha e adoleshences asaj kohe e ca e shtyre nga shoqeria, fillova te eksperimentoja me disa drogera, nder to dhe heroinen. me thonin te gjithe mos e provo as nje here te vetme se sdo dalesh dot, po une qe e mendoja si bari asokohe e thoja joooooooo sme gjen gje, une kurre skam krijuar varesi...po ja qe ne krye te muajit u bera e varur ndaj saj. tani po behen 5 vjet qe une perdor rregullisht diiite per diiiiite e spo gjej dot shpetim. ah ckam bere gjate ktyre 5 vitesh....kam vjedhur, kam vjedhur familjen time, mamin tim, kedoo kedoooo qe mund te shihja si nje rast i mire. une qe smerrja 50 lek pa leje me pare. fillova te merrja borxhe, borxhe qe donin muaj te laheshin e sigurisht njerezve si behej qejfi. ne punen paradheniet po beheshin stive e smbeti me asnje bizhuteri e vetme ne shtepi. Telefoni im mund te jete nder me te lashtet, per touch e internet sbehet fjale. i kerkoja leke sime meje pa pyetur per lotet e saj duke me thene skam e jemi keq, brenda vetes sndihesha mire, po ajo doze e perditshme u kthye ne mision. tashme spo pihej me per "tu bere dru", po pihej per tu ndjere serish normale, per te hequr dhimbjet fizike nga varesia e fiksimet psikologjike te rrenjosura aq thelle nga rutina e perditshme. kur kthehesha ne normalitet per mua e anormalitet per te tjeret, ndihesha shume keq per veprimet e bera. ndihesha aq keq sa shume here kam qene ne prag te vetevrasjes po skam arritur dot. tani pas kaq vitesh eshte 2 javori i pare qe une jam shkeputur nga ai helm dhe varesine psikologjike e kam kaluar, pavaresisht se shume pjese te rutines me jan ngulitur ne mendje e do duhet shume kohe te harrohen plotesisht. Humba gjithcka e kedo e tani po perpiqem te rikrijoj jeten time nga e para. une brenda vetes keto vite kam mesuar vec dy gjera, qe kuurre mos ta gjykosh dike nga pamja se si dihet kurre cprobleme ka dhe qe familja eshte e vetmja qe ste braktis sado "i keq" te jesh, do jene te vetmit gjthm gati per tju mbeshtetur. kam bere shume njerez te vuajne per fajin tim por dhe vet kam vuajtur shume..sado qe e di qe per fajin tim. tani me mban vec se shpresa se e ardhmja do jete me e bukur duke qene se kalova moshen me te bukur duke humbur veten e gjerat e mia me te shtrenjta. sdo e meeendoja kuuurre me pare qe do isha une, "vajza shembullore" qe do shkaktonte kaaaq shume probleme e vuajtje per me te dashurit e mi. shpresoj vetem te arrij tja shperblej disi. anonim te lutem

Letra 6
Prsh anabel..  Ka vertet gjera ne jet qe sje i afte ti besh ose thjesht nuk i ben .. Para 5 vitesh ndodhi nje fatkeqesi ne familjen tone. Ishim si familje ne greqi ne vere dhe po benim 2 jav pushime ne det.. Un kam ose msakt kisha 2 motra me te medhaja se mua dhe nji vlla me te vogel ..( Un vet jam vajze)  Nji dite tbukur me diell qe per ishte dita me e zeze ndodhi ajo qe nuk prisnim.. Motra ime e madhe u mbyt ne det 😔 qe u prehte ne paqe  Kishte shkuar shum larg me not dhe ne po e kerkonim.. Nderkoh qe shohim nji turm me njerez me tutje dhe shkuam po cte shikonim atje ishte e bukuraa jon e pajete.. Kemi vuajtur shumm shum ishte humbje shum e dhimbshme per ne ashtu sic eshte per te gjithe ata qe humbasin personat e tyre te dashur. Jeta vazhdoi motra tjeter u martua dhe ka nje djal te mrekullueshem.. Qe prej asaj dite ku nderroi jet motra ne skishim shkuar me ne det asnjeri nga ne  Motra e madhe esh martuar ne greqi dhe un shkoj atje per te punuar muajt e beharit. Vitin qe shkoi gjithashtu isha atje dhe kur mbaroi puna dilja shetitje me nipin e vogel buz detit po nuk u laja asnjeher mund te thuash qe ekisha harruar notin e te laret ne det qe prej asaj dite .. Prej neglizhences time sepse po kerkoja gura te vegjel e te bukur nipi im hyn ne det . Dallge kishte shum plus qe aty ishte shum thell  O zot ca tmerri u paralizova ne vend .. Besoj se motra nga lart me ka dhen nje fuqi qe me zgjoi hyra ne det dhe kam shpetuar nipin tim qe dridhej frika e un me keq se ai... Nuk ma priste mendja qe do hyja serisht ne det po ja qe hyra per te shmangur nji tjeter fatkeqesi... Flm nqs e poston anonim te lutem

Letra 7
mimbrema Anabel. Mbi te gjitha ky eshte sekret..Kam gjykuar gjithmone personat qe kane flirtuar apo bere sex me nje burre te martuar.Une e dija qe ai ishte i fejuar por e fejuara e tij jetonte ne shtepine e tij.Ne fillim vazhduan kafet,afeksioni qe shprehte ndaj meje etc.Vendosem te takoheshim vetem mbas shume peripecive.Ne nje hotel ne province te qytetit.Folem gjate me pas kryem marredhenie.Ishte i papare.Me aq u mbyll.Nuk pranova ta takoja me.Dhe per mua u shua cdo fiksim.Ai akoma me pershendet edhe pse eshte martuar kete vere.Gjej rast ta pershendes e kishte gjigand, ju puth.Posht moralistat,te pakten i pranoj gjerat

Letra 8
Anabel kjo tema e sotshme është tamam për mua !  kam ardhur në Itali isha çupë e vogël ! por një gjë më bënte shumë përshtypje që atëherë në moshe të vogël ! mami ime kishte një kushërirë e saj që ishte martuar me një burrë më të vogël se vetja , unë 15 vjeçe thosha iiii si e mori ajo burrin e vogël  pastaj një kushëriri im u martua edhe ai gruan më të madhe se vetja e kishte dhe mua prap më bëri përshtypje.  por mirë e thotë populli që kurrë mos thuaj kurrë dhe asnjëherë mos qesh , se po qeshe e ngjeshe!  kam tre vjet e lidhur me një djalë më të vogël se unë ! nga momenti që u dashurova me njeriun e zëmrës unë kam filluar të mos gjykoj negativisht jetën e njërzëve se kam frik se ajo që unë gjykoj për keq më ndodh edhe mua ! kështu që unë jam me idenë që çdo kush e ka jetën e vet dhe e jeton siç ia do xhani i vet ! ne sjemi askush që ti gjykojmë ! anonim të lutem !

Letra 9
Përshëndetje Anabel Dhe fansat e Anabelit .. Më pëlqeu tema që hapët sotë ja ku pò ju tregoj Dhe unë për "Aftësin" Që se dija Që kisha , Pata njohur një vajz shum shum të bukur pas disa kohësh më tregon që ishte një perdoruse e lëndeve narkotike , Me pak fjal 'Drogaxhie, Njëher me veten thoshja ik ore lëre tu bë vone për atë pò nga një an e shifja që kishe nevoj për një ndihm Dhe ndihesha Dhe keq në fakt në mënyrën sesi me fliste me shihte , Jam munduar shum Duke qën prezent ne cdo.minut të ditës pran asaj , Dhe e shifja që e kerkonte me doemos Drogen , Por filloja dhe un bëja gjëra te cuditshme vetëm per ti hequr mëndjen nga droga , biles biles kam arritur të futesha në një lum në dimër vetëm për ti humbur mëndjen Dhe ja hiqja mëndjen , me të qeshura me gallata me cmendurira të vogla vetëm e vetëm ti hiqja mëndjen , kan kaluar gati 9 Muaj. Dhe sot ajo vajz më thërret vëlla kam shku Dhe në shtëpin e saj i njof prindërit me duan si djalin e tyre , Shpresoj që mesazhi im PSE Jo të ndikoj te dikush që njef persona të till ta ndihmoj , Më besoni Kur Droga të futet në gjak nuk ësht më ai njeri Por ësht droga që komandon trupin trurin... Dhe për këtë mendoj që (Se nuk e dija Që isha i aft ta bëja) Ta nxirja nga rruga e toksikëve .... Mbrëmje të këndshme ...

Letra 10
Mirmbrema te gjithve.Nuk me kan plq asnje here femrat qe u rrin meshkujve nga pas , me dukeshin sikur nuk kishin vetvlersim per veten .ME vjen inat me veten qe kjo gje me ndodhi dhe mua dhe biles ne nje mosh te pjegure ne nje mosh qe femra duhet te veproij me llogjik . Dola nga vetja i lutesha atij .O zot tani qe e mendoij them me vete si munda ta bej per dike qe nuk me diti te me vlersoi nuk u mundua tme njoh e u si budallaqe mbas tij .Ne ket momente urrej veten time si munda ta bej at gje .Nuk me falet.Flm nqs e poston .Kalofshi nje mbrenje te bukure te gjithe

Artikuj të ngjashëm