Relationships > Historia Ime

Si e kuptova që jam gay/lezbike

Letrat e ardhura nga fansat e Anabel.

Shikoni fotot e tjera!    v      

Letra 1
Une e kuptova qe kisha preferenca te ndryshme nga te tjeret qe kur isha i vogel. Asnjehere nuk ndihesha i terhequr nga femrat por gjithsesi mendoja mos ishte nje faze kalimtare qe e kane te gjithe femijet dhe kur te rritesha gjerat do te ndryshonin dhe do te preferoja femrat, por ja qe nuk ndodhi keshtu. Isha 18 vjec asokohe dhe thashe me vete ti je GAY dhe nuk ke perse te ja fshehesh kete gje vetvetes dhe ne ate moment ju dhashe fund perpjekjeve te mia te qene i dashuruar me nje femer. Po ate dite hapa nje adrese fallco dhe fillova te njihesha me djem te tjere qe kishin te njejta preferenca si te miat. Me ane te asaj adrese njoha plot persona qe shumica ishin te lidhur dhe me femra apo te martuar (per te ju mbyllur gojen njerezve) por asnjehere nuk njoha ndokend qe ishte rehat me veten. Nuk takova asnje nga ato sepse nuk me pelqente asnje derisa nje dite ne Grindr njoha nje turist brazilian (supermashkull i palestruar dhe shume simpatik) dhe si perfundim vendosa ta takoj dhe kalova nje nate shume pasionante saqe e zbardhem. Ishte ora 7 e mengjesit kur "perfunduam" dhe ai mbylli grrilat e dritares dhe fjetem gjume. U ngritem ne 5 te pasdites. Ishte nata me e bukur e jetes time. Me ne fund u ndjeva vetvetja. Ju them paragjykuesve femra dhe meshkuj KUJDES kur paragjykoni te tjeret sepse mund te keni burrat dhe vellezerit e juaj "straight" qe po bejne namin...Paragjykoni sa te doni se tashme nuk me ben asgje pershtypje se e njoh fare mire hipokrizine e kesaj shoqerie.

Letra 2
Anabel kam dërguar një letër më parë dhe kur ju thashë që isha Bi, komenti më i shpeshtë ishte : 'Të pëlqen të hash me dy lugë". Pse jo?! Unë jam femër dhe nuk e dija që mund të shkoja me një femër derisa po sext-oja me dikë dhe po më nxiste të kuptoja nëse më pëlqente treshja me një femër tjetër apo jo. Pas asaj fillova të kuptoja se më pëlqenin hiret femërore dhe më pëlqente në porno të shikoja lezbike, më pëlqenin femrat ti kisha në shtrat e fantazi të tjera që thuhen të premten.  Të jesh bi është gift. Kur mërzitesh nga meshkujt, femra tjeter të bën të ndihesh seksualisht e kompletuar. Së shpejti do kërkojmë martesat treshe+. Se keni problem ju!

Letra 3
Mirmbrema Zhaku, Mirmbrema Anabeliste qe qani hallet tuaja dhe shikoni jeten tuaj perpara se te qortoni te tjeret per jeten e tyre. Kurse ato piliveset qe jan gati te keshillojne te tjeret se si e bejne jeten e tyre por corapet e tyre si lajne me jave te tera....Naten e mire. Mos vazhdo te lexosh me posht sepse kjo histori eshte aq GAY sa ty do te te perzihet stomaku dhe do te dalin ato fasulet qe ke ngrene e mbreme.

Qe ne femijeri, shume i vogel, mua me pelqente te lozja me goca dhe kisha shoqeri me shume me goca se sa me djem. Kuptohet qe kisha shoke te ngushte femijerie por ne pergjithesi me shkonte muhabeti me shume me vajzat. Qe kur isha rreth moshes 4-5 vjecare ndieja dicka ndryshe per djemte qe me jepte te kuptoja se kush jam dhe cfar me pelqen. Mbasi u rrita, kisha shume vajza qe me adhuronin per mynyren se si sillesha me cdokend dhe kam disa raste qe vajza donin te lidhenin me mua por une gjeja justifikime (jo qe jam i dashuruar me dike) etj etj qe te mos lidhesha, sepse ne vetvete e dija qe me pelqejne meshkujt por fal mentalitetit tone te famshem nuk mundesha te isha i sinqert. Nejse... Jeta na shperndau neper bote me vite te tera dhe keshtu qe nga nje ane ishte mire sepse te pakten ketu ku jemi, gjykimet dhe thashethemet nuk jane pjata kryesore e ushqimit sikurse ne atdheun tone. Une jetoj me vite jasht dhe jam ne nje moshe te rritur. Nuk kam patur te dashur-te fejuar-apo nuse (sikurse dikush mund te ket) sepse une e dija kush jam dhe nuk e lejoja veten te marr ne qafe nje vajze qe te fejohem e te martohem per hir te familjes apo te botes. Por... perseri nuk i gjykoi ato qe e kan bere kete sepse (une jam shume larg personit perfekt qe te gjykoj dike tjeter) ndaj cdo kush ka jeten e tij apo te saj kushdo qofshin. Nese sme trazojne mua ne jeten time, sme intereson se cfar jete bejne. Une sot jam shume me fat te kem nje lidhje disa vjecare me nje djal qe per mua eshte drita e syve te mi, ne jetojme se bashku disa vite dhe kemi besimin dhe mirkuptimin ndaj nj-tj keshtu qe ndiehem mese i plotesuar. Nuk po mburrem, nuk po krenohem qe jam gay, por krenohem se kush jam dhe mynyra qe une skam marre njeri ne qafe dhe nuk kam lenduar askend. Krenohem per fatin tim qe kam dike qe me don me gjith shpirt prane meje dhe krenohem qe kur hap syte ne mengjes dhe i mbyll ne darke qekam kete jete dhe e jetoj ashtu sic dua une. Sme intereson aspak se cfar mendojne te tjeret per mua, dhe sme intereson aspak se si ato e bejne jeten e tyre. Nese dikush do te dije se a kam plane une te formoj familje.. pergjigja eshte PO, dhe kam aq shume shoqeri femra qe me kan ofruar mitren e tyre qe une dhe i dashuri im te kemi femije, arsyeja qe ne se kemi bere akoma eshte sepse duam te stabilizohemi dhe te krijojme gjithcka qe femijes/ve tane mos tju mundoje asgje. Ju uroi nje mbremje shume te kendshme te gjitheve dhe faleminderit qe lexuat shkrimin tim. Ndersa atyre qe ju eshte perzier duke lexuar (sepse nuk besojne ne nje jete normale gay) shko laj gojen nje cike dhe hajde komento. Faleminderit per mbeshtetjen e cdokujt. Zhaku Te admiroj xxxx

Letra 4
Përshëndetje Revista Anabel! Mora shkas t'ju shkruaj prej temës së sotme. Unë jam një djalë në vit të dytë në gjimnaz. Njoha fytyra të reja këtë vit midis tyre një vajzë me të cilën u lidha dhe një djalë. Këtë të fundit e kam shumë fiksim,thjesht dua të flas me të asgjë më shumë dhe prezenca e tij mua më rënqeth. Kudo kërkoj shikim e tij,por kam shumë frikë t'ia them këto atij. Ndërkohë unë e dua shumë vajzën me të cilën jam lidhur,por të njëjta ndjenja kam dhe për atë djalin. Ju përshëndes dhe anonim ju lutem.

Letra 5
Ciao zhaku... Mendoj se cdo fjal do ishte e tepert duke lexuar statusin e meparshem ,Por dua te "shtoj dicka".. Ja pra kjo Esht jeta te dashur aq e bukur por dhe e hillet: E bukur se mundesh ta jetosh me cil don, Ku don dhe si don..  E hillet se duhet te japesh llogari perse ti ke lind ne ket menyre ... Dhe ktu lind pak dilem ne vete : te bej jeten time si e kam natyren, si kam lind a po te mbulohem nga frika e kritikave dhe mentalitet injorante te tjerve e te bej martesen si vendos te bej shumica.  Surprizohem me teper nga injoranca femrave: nje shoqe e martuar nga familja me thot: per mua esht cdo her violenc kur shkoj ne shtrat me burrin Por me martuan 17 vj.. Ju si do u ndjenit? Me vjen keq se Nga kto komente dallohet dhe injoranca e shumices popullit shqiptar, vendet me te perparuar dhe kulturuar kan tashme 15 vj qe pranojn martesat me njerez te njejtit sex... Dhe quhen FAMILJE.. Une Ate Qe Kam Sot e quaj familje pavarsisht se jemi 2 meshkuj 👬.. Ju quajeni si doni se une kur mbyll deren Jam i lumtur !! Flm ,mbremje te kendshme te gjithve ...  P.S. Dhe mendoni kur shkruani se ndoshta femijet, nipat a po te afermit e juaj lexojn dhe nuk esht gje e bukur

Zhaku Anonim please dhe me fal nese ka gabim e Por Kam vite Qe Nuk jetoj ne shqiperi 

Letra 6
Mirembrema Anabel,

Te qenurit gay ne shoqerine shqiptare nuk eshte aspak e lehte, ama mundohem t'a kaloj cdo dite pa u ndikuar nga mentaliteti vendas, fjalet dhe shikimet rrugeve, apo edhe ndonje ofendim nga familjaret.

Qe i vogel e kam kuptuar se nuk isha ai djali tipik shqiptar, djali qe te gjithe presin te jesh. E ndjeja dhe e shihja qe nuk isha si djemt rreth meje, qofshin ata kusherinj apo shoke. E dija dhe e shihja qe kisha dicka ndryshe. Madje ma benin te ditur qe isha ndryshe duke me vene ne pah sjelljen femerore. Por asokohe se kuptoja se cfare isha ne te vertete dhe nuk dija si te reagoja, thjesht mundohesha dhe e kaloja me te qeshur. Duke u rritur njeriu fillon dhe kupton me shume per veten dhe boten rreth tij. Perdite e me shume kuptoja dicka rreth atij qe isha, rreth orientimit seksual dhe sesi kjo shihej nga mentaliteti shqiptar dhe jo vetem. Qe ne femijeri pjesa me e madhe e njerezve me te cilet shoqerohesha ishin vajza, dhe ndihesha mire me to. Nuk e mbaj mend diten qe e kuptova domethenien e te qenurit gay apo diten qe une u bera koshient qe isha i tille, por ama mbaj mend se nuk e kam pasur shume te veshtire ta pranoja orientimin tim seksual. E veshtire isha te sillesha si dikush tjeter ne sy te familjes, te afermve dhe shoqerise. Mundohesha te beja me te miren e mundshme, por per mua ishte e veshtire te sillesha si straight dhe ne fakt ishte e dukshme qe isha gay, por kurre s'ia pranoja kujt. Deri ne gjimnaz ku u tregova shoqerise se afert, te cilet u treguan shume pranues dhe keshillues. Madje ishim aq 'rehat' me njeri tjetrin saqe shpesh here benim edhe shaka rreth orientimit tim seksual. E njejta gje ndodhi edhe me shoqerine e afert qe gjeta ne universitet. Marr shkas ti pershendes te gjithe sepse me siguri do e kuptojne kush jam sapo ta lexojne letren. Normalisht qe te qenurit gay ne shqiperi nuk eshte e lehte por jam munduar dhe ja kam bere vetes me te lehte. E di qe ketu nuk kam te ardhme per jeten qe dua per veten, prandaj pres qe nje dite te largohem nga ketu dhe te ndertoj te ardhmen time ne nje vend dhe shoqeri me pranuese.  Ju faleminderit qe me lexuat dhe kerkoj ndjese qe u zgjata! Ju uroj nje mbremje te kendshme te gjithe anabelistave!

Letra 7
Mirmbrema.Jam 25 vjece e martuar ,e dua burrin me shume se jeten time,me te flas per cdo gje,i kam treguar madje dhe kete qe do ju tregoj juve tani.Kur kam qene 13 vjece bashke me dy shoqe me te cilat jam rritur,filluam si loje duke mesuar puthjet me njera-tjtren dhe ashtu si loje perfunduam duke bere shum gjera per dy vjet.....dallimi, me gocat ishte shum eksituse fillimi,ndersa tani ndjej kenaqsi gjate seksit po pa u eksituar ne fillim......zdi te shpjegoj ,nuk e di ne jam gjysem lezbike....PS.per kureshtaret mendimi burrit,nuk i ka bere shum pershtypje duke qene se ma merr gjithmon per shaka kur i them se kam ndjer me shum kenaqsi me goc se me te ,e rendsishme per te eshte mos ti hedh syte naj burri tjter

Letra 8
Pershendetje Anabel,

Une jam GAY, ose b...q..r si do me quani shumica nga ju.  Nuk do tregoj historine time si e kuptova qe jam i tille, se e kam kuptuar qe jam "ndryshe" akoma pa mesuar se c'fare eshte seksualiteti.  Ne fakt po te shkruaj se kam dy fjale me gocat e anabelit. E kam me gocat se pjesa me e madhe e cunave ketu jane si puna ime, se c'duan cunat straight ne nje faqe ku flitet per fashion e make up. Kur jetoja ne Tirane kam takuar shume buRRa, nga qytete e zona te ndryshme, moshe e profesione te ndryshme por te gjith nje gje kishin te perbashket : te lidhur-fejuar-martuar me nje FEMER.  Njeri nga ata mund te kete qene edhe i dashuri juaj. Do thoni ju, jo ky imi nuk duket fare i tille. Nuk te jep kurre ate pershtypje. Edhe mua deri ne diten kur vendosa te dal hapur nuk i kisha dhene kurre pershtypjen njeriu. Edhe ti qe ke te dashur ate tullacin me X6, ate machon e lagjes, mos e flij mendjen, se ne ate listen time te buRRave ka pasur edhe nga keta trimat. E kam me gocat kete leter se po lexoj komentet e po ngelem pa fjale. Me vjen keq per ju e jo per ata buRRa qe bejn ate jete te dyfisht. Me vjen keq se ju perdorin per te mbrojtur veten e tyre nga pargjyikmet, paragjykime qe ju gocat e anabelit i keni me shumice. Pa mendojeni pak, do ishte me mire qe keta buRRa te marrin njeri-tjerin apo te marrin nje nga ju e te genjejne veten, juve edhe boten ?!  Jemi shume, shume me shume nga se mendoni ju dhe ka pak rendesi a e pranoni ju kete fakt ose jo, egzistencen nuk na e mohoni dot. Dy shoqet e mia perfenduan ne depresion kur zbuluan se buRRat e tyre ishin gay, ti mund te jesh e treta.

Anonim te lutem, jo per gje po kush rri e u kthen pergjigje buRRave tuaj

Letra 9
Hey pershendetje. Kjo gje besoj dihet qe femi, dhe eshte dicka qe ti nuk e shtyp pavarsishte opinioneve, fese apo detyrimeve te vlerave qe na ofron shoqeria ne Shqiperi apo ne vete familjete tona. Ajo rri aty dhe jane te paket ato qe e shtypin, por duke lenduar veten dhe duke bere nje jete qe nuk eshte e tija/saja.. Por duke u rritur une kuptoja qe me terheqnin femrat, futbolli, apo looku im qe ishte pothuaj mashkullor. Dhe duke qene se doja te eksploroja me veten, fillova te krijoja lidhje dhe pse ne fshehtesi, apo ne friken e mos zgjedhjes te asaj cfare duam. Nuk dua ti tregoj askujte apo ti imponoj se cfare te zgjedhin apo te mendojn karshi nesh, thjesht dua ti them qe te tmerrohesh nga fjala "gay", tmerron po motren,vellain, babain,nenen,kusheriren, mikun apo shoqerin qe eshte e tille..sepse Po, jane midis nesh,midis jush..dhe te jeni te vetdijshme qe shkaterrimi botes ,dhuna nuk vjen nga ne..por nga ata qe vjellin vrere dhe mallkime. Askush nuk deshiron te lindi i tille, por pershtatemi. Ne pershtatemi me friken tuaj, me urrejtjen, apo dhunen fizike apo psikologjike qe na beni cdo dite qofte dhe nga nje portal ne Internet. Une jam e tille, dhe nuk dua ta quaj veten me fat sepse jam keshtu, por as ta mallkoj..sepse dua te jetoj njejte me zgjedhjet e mia, njejte sic beni ju. Thjeshte do doja ti lutesha cdokujt qe eshte i tille, mos te tentoje te vrasi veten per kete fakt, pavarsishte cdogjeje jeta vlen para cdokujte. Une tashm jam e rritur, dhe pavarsishte disfata kam mesuar ta dua veten per kete qe jam, uroj te njejten gje te beni dhe ju. Pershendetje nga Lauren.

Letra 10
Mirëmbrëma Anabel! Po shkruaj edhe unë për këtë temë. Jam një vajzë lezbike. Nëse kthehem pas në kohë, kjo është diçka që kam njerë që në fëmijërinë e hershme. Më pëlqenin vajzat më të rritura se unë. Bëhesha kurioze të shihja dhomen e tyre, më pëlqente aroma dhe zëri tyre dhe doja t'ë përkëdhelesha prej tyre.  Duke u rritur, rritej edhe kurioziteti im përsa i përket gjinisë së njëjtë, por duke qënë në një shoqëri konservative ku shumë gjëra ishin tabu, nuk e mendoja si diçka serioze dhe e orientoja veten nga më oriontente shoqëria, drejt gjinisë mashkullore.  U deshën 25 vite të jetës sime, që unë të merrja guximin të kuptoja se doja të eksploroja më tej, se duhet 'a bëja, për te arritur vetëveten dhe për të njohur pjesën që gjithkush mundohej ta shtypte. Provova të dal me nje femër. Në fillim, isha unë e para që u afrova e e putha. Kisha pritur aq vite.... Ishte sikur patra meje u hap një pamje e re. Isha e lumtur, e më dukej sikur edhe ajri.qe thithja ishte ndryshe. Unë me mushkëritë e mia ishim ndryshe. Merrja fryme lirisht.  Që të mos zgjatem, nuk u ktheva më me gjininë mashkullore.Kam një të dashur, që e dua si dritën e syve të mi. Nuk më intereson aspak të jem e pranuar nga të gjithë. Fundja kush eshte, secili për një arsye apo një tjetër fsheh pjesë nga vetëvetja duke iu druajtur opinionit të përgjithshëm.  Jeta ime nuk ka qënë e lehtë dhe shpesh herë, kam pasur edhe probleme në marrëdhënien time. Fundja nuk ka njeri qe nuk ka probleme.  Duke përcaktuar sakte prioritetet e mia dhe me mjaftueshëm guxim ne te 20-at e mia, të 30-at po i shijoj kaq bukur e ashtu siç dua vetë. Me sukseset e dështimet e mia, jam e lumtur që sot jetoj jetën duke e shijuar çdo moment.  Ju përshendes dhe ju këshilloj të keni guxim për të mos lejuar askend të cënojë personalitetin tuaj.

Letra 11
Annabel une e kam ditur qe e Vogel ,dhe akoma luftoj me veten qe une ta pranoj veten kshu siq jam eshte kaq e veshtir kur nuk ke askend afer te te mbeshtese e te te thot qe neser do jet me Mir ! Nuk eshte e lehte aspak ! Un nuk desha te Jem lesbike dhe te paragjykohem nga te gjith , kush eshte ai njeri qe I pelqen te paragjykohet nga te gjith ? Un nuk jam zgjuar nje mengjes dhe te them me vete " do zgjedh te pelqej Femrat sepse me pelqen te Jem be vemendje , me pelqen te me shajn, te me cuajn te cmendur , injorante etj .Mendoni Se esht e leht qe te zgjohesh me mengjes duke ditur Se te etiketojn me gisht duke te then fjalet me fyese qe egzistojn vetem Se ti nuk je si ata ? Ju mendoni Se na pelqen te na ofendojn , te na percmojne ! Jo !Ashtu sic nuk zgjodhem prinderit tane, emrin , fene shtetit apo cfaredo gjeje tjeter ashtu nuk zgjodhem te jemi kshu sic jemi ! Seksualiteti nuk eshte menu restoranti qe mund te zgjdhesh e as dege shkolle qe ti e do e pelqen dhe e zgjedh, mesojeni kte gje ! Dhe ju prinder qe deshironi e femija juaj te jete djal dhe be fakt lind vajz ktu kuptojeni Se seksualitetin nuk e zgjedhni dot ! Po ti qe je heterosexual ti e zgjodhe te jesh I till ?  Kaq kisha . Naten te gjithve

Letra 12
Pershendetje Anabel jam F. E urrej veten time dhe te qenurit "Gay" nuk dua ta pranoj qe jam i tille. Nuk dua! Shpesh me ndodh te mendoj per te ardhmen dhe bie totalisht, gati sa s'qaj, do zhgenjej familjen, miqte. Te gjithe. Kur shoh nje Gay ndjej neveri, ndjej urrejtje... dhe kur shoh veten time. Nuk di si ta shpjegoj. Une dukem qe jam i tille, e ndjej veten te tille SEPSE ajo eshte e LINDUR... Do doja te isha mashkull tamam, nuk e di. Do doja keshilla...

Letra 13
Prsh anabel..dua ta tregoj shkurtimisht per dicka qe me ka ngelur ne mendje ne lidhje me nje vajze. Jetoj jasht dhe para 5 viteve njoha nje vajze'ne pamje dukej si djal'ajo kish ardhur e vetme vetem sepse paragjykohej ne shqiperi.duke e ndihmuar dhe duke i dhene perkrahje u lidha shume me ate,pothuajse po jetonte ne shtepin time,.e doja shume si person dhe me donte shume dhe nga kjo perfitova per ta ndryshuar,dhe kete bera,e kushtezoja te ndryshonte,ajo ndryshoj gjithcka ne paraqitjen e saj ne sjellje,e bente e sforcuar.per 2 vite me radhe pothuajse i ngela ne koke.sot eshte martuar me nje djal dhe pret nje femi.e di qe gjith kete ajo e ka bere pa deshire.jam bere shume pishman qe ia bera kete por tani nuk ka kthim mbrapa..e di qe ajo ju ndjek dhe doja ti thoja me fal per gjithcka,me fal qe te kushtezova,me fal per gjithcka.mendova se kjo ishte dicka per me mire per ty,por miresia jote ishte ne zemren tende,ne ate cka ti je si person.Me fal qe nderhyva ne preferencat e tua seksuale,sepse ato nuk ishin minus ne gjith miresine qe ti ke si person.

Letra 14
Më rriti i vetëm babai im homoseksual

Më quajnë Katja, jam 34 vjeç. Prindërit e mi u ndanë kur isha 7 vjeç. Mbaj mend gjithçka. Tensionin, të bërtiturat, heshtjen. Babai im ishte homoseksual dhe kjo ishte arsyeja që u nda me nënën time. Unë si fëmijë, nuk mundja të kuptoja se çfarë do të thotë fjala pusht(fjalë që përdoret rëndom në Greqi për burrat gay) që përdornin familjarët e mi, akoma dhe shokët e mi të klasës. Pusht e quanin të gjithë. Kur e dëgjova për herë të parë në shkollë si fjalë, e mora për diçka të keqe. Kur vajta në shtëpi pyeta mamanë time. Ajo më tha shkurt e prerë:''Pusht është ai që shkon me burra të tjerë'' Pësova një shok. Nëna ime nuk ka qenë kurrë ajo qenia e ëmbël që interesohet të mos lëndojë fëmijën e vet. Ajo ishte brutale. I interesonte vetëm të shkonte e saj,t'i jepnin të drejtë që u nda me pushtin.  Ajo vdiq nga kanceri kur isha 10 vjeç. Kështu pata fatin të më rrisë babai. Me gjithë kritikat, paragjykimet dhe etiketën e pushtit që i ngjitën, ai arriti të më rritë me dinjitet dhe dashuri. Në atë kohë, por jo shumë larg nga sot, njerëzit nuk ta falnin homofilofilinë, veçanërisht po të ishe prind, as nuk guxoje ta nxirrje nga goja. Jo se sot kanë ndryshuar shumë gjërat, por ekzistojnë dhe disa që respektojnë zgjedhjet e të tjerëve, pakicë, por ekzistojnë. Unë mësova të dua zgjedhjet e babait tim, sepse ai më mësoi të dua. Më mori me vete kur isha 10 vjeç, më çonte në shkollë, më ndihmonte me detyrat, më foli për seksin për herë të parë, i besova lidhjen time të parë, më gatuante e më ushqente kur jepja provimet, më shoqëroi tek vapori kur ikja në Kretë për studime. Për botën ishte pushti, për mua ishte babai im. Kurrë nuk i njoha partnerët apo partnerin e tij, nuk e di as në kishte a sa kishte e çfarë bënte. Duke u rritur çuditesha që nuk kishte sjellë kurrë në shtëpi ndonjë vajzë, por mendoja se nuk do ketë gjetur ndonjë që i përshtatet. Nuk më kishte dhënë asnjë arsye për të menduar se ishte gay. I mbajti gjërat personale jashtë shtëpisë, diçka që nuk e bëri nëna ime që nuk ishte homo, e cila, që muajin e parë e solli të dashurin në shtëpi. Nuk i interesonte që unë mërzitesha që ajo krekosej për një burrë tjetër para syve të mi, as që unë e kisha një baba e nuk doja tjetër. I interesonte vetëm të demonstronte dashnorin burrëror si trofe dhe se nuk qe faji i saj që u martua me pushtin. Kur mbarova Universitetin, babai im u ul e më shpjegoi gjithçka. Kishte kuptuar që para martesës se ishte gay, por nuk donte ta pranonte. Kujtonte se ishte thjesht eksperiment rinor. Kështu vendosi të kerkojë divorcin nga nëna ime. Në atë kohë, homoseksualët nuk rritnin fëmijë, përveç atyre që fshiheshin pas martesës, kështu që lidhja e babait tim përfundoi, pasi i dashuri i tij mësoi se do më mbante mua. Kështu që, babai im nuk e rregulloi kurrë jetën e tij.  Kur e pyeta babanë nëse e lëndonin fjalët e njerëzve dhe si mundej t'i menaxhonte, ai më tha se nuk lëndohej për veten, por për mua, sepse nuk donte që të mësoja të vërtetën gjysmake e në mënyrë të shëmtuar. Babai im, me gjithë racizmin e stigmatizmin që iu ushtrua, kundrejt meje ishte i përsosur dhe më shumë straight se straight-ët. Vdiq vjet nga pushimi i zemrës dhe në varrim erdhi vetëm nuni im.  Paradoksalisht, nuk u ndieva e tradhëtuar. Babi im më rriti me kaq shumë principe, vlera dhe dashuri, sa nuk do mundja kurrë të kthehesha kundër tij apo zgjedhjeve të tij. Ishte gabimi i tij që u martua pa i dhënë rëndësi prirjeve të tij seksuale, por cila jam unë që do e gjykoj kur ai më rriti me kaq vetësakrifikim e dashuri?! Pushtllëqet më të mëdha në jetë m'i bënë njerëzit që deklaroheshin straight!

Artikuj të ngjashëm