Moda > Fashion on TV

Veshje të çuditshme kemi parë, por si këto jo!

Ja cilat këngëtarë erdhën pak 'ndryshe' këtë vit në Eurovision.

Shikoni fotot e tjera!    v      
Nuk po vendosim dot. Një llampë apo një oktapod?
Pak a shumë e njëjta pyetje vlen edhe për vajzën.
Vrasim mendjen: I lëviz dot krahët?
Gjermania duket se i ka shumë qef personazhet e filmave...
Menduat se ishte e ftuar dhe Lady Gaga këtë vit, përveç Justin?
Një hudhër për të mos e marrë më sysh apo...
Ndoshta është pozicioni i çuditshëm.
Le të themi që kaq melankolik se kemi parë kurrë Kapiten Gremçin!
Sikur vetëm të llogariteshin votat e Katarit dhe Emirateve të Bashkuara...
Të themi të drejtën, kapelja na pëlqen.
Hmmm...
Shpresojmë që kjo jeshile që verboi miliona shikues në të gjithë botën të ketë zmadhuar edhe vrimën e Ozonit!
Ja si do duket një selfie në Instagramin e 2026-ës
Kur Helena Paparizou takon Beyoncen!

Ka githmonë veshje të tilla në Eurovision. Copa të çuditshme, modele të papara apo aksesorë jonormalë: nëse ka një gjë që identifikon festivalin europian të muzikës janë pikërisht këta elemente. Dhe Eurovisionit të këtij viti, përpos komenteve të shumta, s’mund t’i mungonin as veshjet e çuditshme. Shfletoni galerinë dhe shikoni cilat ishin ato që ranë më shumë në sy.

Burimi: Telegraph / Përshtati: Ergisa Bejkollari

Artikuj të ngjashëm

. .