Relationships > Historia Ime

Një letër nga burgu

Letrat e ardhura nga fansat e Anabel.

Shikoni fotot e tjera!    v      

Letra 1
Prsh Anabel eshte e vertet qe jo vetem une por shume te burgosur te tjere mbajne tel ne burg , por nuk ke cfar e don dhe kete tel te mallkuar kur njerzit me te afert dhe ato qe don me shume nuk i ke afer , me eshte bere jeta ferr ketu brenda pavarsisht se pak a shume gjithmone e kam pasur jeten te vuajtur , kam kaluar shumeee gjera ne jete por besoi se tani do rinis nje jete te re kur te jem i lire ,, edhe kete tel kena frike ta mbajme por te pakten na duket sikur heqim merzine ,,, nejse u zgjata shume .... RESPEKT PER JU ANABEL dhe per te gjith fansat e anabelit .. Djali Burgosur..

Letra 2
Anabel shyqyr o bish hape nji her tem per ne qe kena ra nburg se kur u shkruj ktyre gocave inbox nuk na e varin ne se kur jemi jasht i duan ti han leket tona kto po kur bjem mren na quajn kriminel nejse un shkrujta nji her kot per te pershendet gocat dhe ti them dhe 1 vit burg kam dhe sa tdal njona nga ju mund tjet me fat hahaha

Letra 3
Mirmbrëma Revista Anabel... Më pëlqeu tema ( a ka telefona nëper burgje ) Po të flas për "Ku' kam qën , Po un jam një nga ata që ka pas telefon brenda dhe jo për nevoj trafikimi apo per kryerje krimi , Thjesht e kam pas për te folur me të fejuarën dhe familjarët Gjeri sa ma gjetën dhe 6 muaj izolim plus rrjedhojat me tej.. Zakonisht funksionon që kush ka telefon brënda 90% e mbajn per kryerje krimesh , Si perjetohet atje ...Varet nga njeriu më shum se ka njerës që nuk e përballojn dot dhe kalojn ne deshperim mental dhe kryejn vetvrasje , Un prsh kam qën një nga ata qe ka arritur ne kulmin te tentoj vetvrasje , Por jo ngaqë se përballoja dot , po nuk përballoja dot problemet që po më ndodhnin jasht , përsa i përket " Mesazhin" që mund të japim , Një mesazh doja të jepja un të rinjëve për më tepër Mos kujtoni se esht hotel me me tre yje atje brënda , se të keqen sdo e kaloni ju se do ja hidhni , po të keqen e kalojn familjarët që do lën lesht me ju , po ja them nga eksperienca si nëna ime që kaloi ne cmendim për budalliqet e mia dhe ska gjë më të keqe të shofësh atë që të ka bër kokën ta dëgjosh për dit duke thën a më doli djali nga burgu??? Me ato lotët qe jan të mëdha sa një karamele , Prandaj ju mund ta kaloni po mendoni njer për të afërmit tuaj pastaj mendoni për ( lekun ) që do nxirni nga krimi që do bëni. Natën e mir.

Letra 4
Mirmbrema Anabel Jam ne nje burg ne europ po bej 2 vjet e ca.. Tel kane te gjithe te burgosurit... Tel e nje gje sh e rendesishme per nje njeri qe ndodhet larg familjes edhe skan mudesi per ti takuar per arsye te ndryshme Lex ca komente te fans qe thojn jo keshtu e jo ashtu e menduan apo se menduan para  Cdo njeri ka nje arsye te ndryshme qe ka ren ne burg ... kshu qe nuk duhen paragjykuar  Po e mbyll tani me dy fjale  Ketu e kam kupt ca do te thot vendlindje e ca do te thote patriotizem  Te dua familja ime te dua shqiperi

Letra 5
Anabel ktu ne burg ku jam un me ben pershtypje se krimi me i rend eshte vrasja ndersa gjith tjeret jemi ne burg per vjedhje shpie makine celularesh sasi te vogla droge gjera kshu po si nuk ka asnje ktu ne burg nga kta trafikantet e mdhenj te droges nga kta qe kan vjedh lekt e shqiptarve miliarda nga shteti tenderat korrpsioni apo ndonje qe ka vrar shum njerez te pafajshem pse jemi ne burg vetem ne qe na ka shtyr jeta kushtet varferia per te shkel ligjin???nuk po justifikohem mua me kan kap se vodha makin nga halli po ata qe vjedhin nga qefi dhe behen te pasur pse sjan ktu me mua???ju pershëndes nga nje burg i shqipris qe se them dot per arsye qe dihen

Letra 6
Mirmbrema BelaAna tongue emoticon Un kam qen vet nji i burgosur dhe i kam bere nja 3 burgje tshipris.Kam pas cel dhe as nuk e coja neper men me bo numra nga mren se e hongra ni her pranaj rash mren ,po e masha vec per te degju zemren time qe me majti gjall ne ato vite burg dhe per ato te dy qe mkan bo koken.Policet e sektorit e dishin per telefonin tim,po kisshte dhe nga ato spiunat qe te sillnin policat ndhom dhe tbenin kontroll dhe ta mernin.Po doli ky ligji l ri qe kush mba telefon do ti shtohet 3 vite minimumi burg dhe e kan heq shumica ,un e mbajta me veshtirsi tmadhe vec per at driten time dhe faleminderi zotit kam 3 jav e gjys qe kam dal  flm per kohen tuj. Doja tshtoja jo tgjith qe jan mren jan fajtor , shumices ja kan fut ,un pershembull isha fajtor bleva shita.

Letra 7
Anabel a mund te them dhe une dicka pas mesazhit te viktimes per vrasje? Postoje nese e sheh te arsyeshme. Sepse po lexoj gjithe kete mirekuptim per "vodha nga halli", "u shita droge kalamajve neper gjimnaze nga halli". E keni idene sa hallexhij ka Shqiperia qe shkojne punojne ne ndertim pa asnje mjet sigurie dhe nuk vjedhin? Paguhen me dy leke te qelbura per te ecur neper derrasa e skela qe tunden si eshtra zogjsh, vdesin minierave, piqen nga dielli dhe u rrudhet fytyra neper ara, u kalben gjymtyret nga shiu duke ndenjur neper tezga per te shitur dy banane dhe as sigurime nuk u paguajne pronaret qe te marrin pension kur te mos kene me fuqi. Dhe sikur te mos mjaftojne gjithe keto halle, halli tjeter qe kane, eshte se rrezikohen vazhdimisht qe edhe ato pak fitime qe nxjerrin me aq shume mund, te vije t'ua vjedhe dikush qe na paska te njejtin hall si ata, por thjesht do t'i bjere shkurt. Dhe keta qe bejne vjedhje "nga halli" kane hall te vishen bukur e te shajne "katnare" keta qe punojne me ndershmeri e qe rrisin femije siç duhet. Gjynahu i vertete per mendimin tim eshte qe shteti nuk ua shperblen me shume ketyre qe punojne duke plasur me shume ne burg nga keta qe u vjedhin djersen. Jo e anasjellta. Keqardhja per keta duhet te vije vetem pasi te kene kryer denimin e nese kane ndryshuar, pa halle kemi te gjithe.

Artikuj të ngjashëm