Fashion > Fashion on TV

Realisht, nuk e paskemi parë fare fustanin e Eneda Tarifës në Eurovizion

Spektakli i vërtetë është nga pas!

Nga Kristi Tashi ~
Shikoni fotot e tjera!    v      

Që Eneda Tarifa do të dukej si një “statujë floriri” në skenën e Eurovizion, këtë e dinim, por që fustani do të ishte kaq madhështor, nuk do të na e kishte marrë mendja. Pas disa javëve që përflitet për veshjen e këngëtares në festival, stilistja e saj, Bora Kokëdhima, ka postuar në rrjetet sociale një pamje të qartë të pjesës së pasme të fustanit të cilin e kishim parë pjesërisht gjatë provave gjenerale të festivalit (lexo këtu).

Por ajo duket se është penduar për një gjë të tillë dhe ka nxituar ta fshijë menjëherë, ndoshta për t’ja lënë surprizë publikut deri natën e performancës. Fustani në pjesën  poshtme, hapet në formën e një bishti të madh sirene dhe krijon iluzionin e arit të shkrirë në dysheme. Siç është thënë edhe më parë, dyshemeja e skenës së Eurosong do të marrë gjithashtu ngjyrën e artë, për të krijuar idenë se fustani është gjigand.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm