Beauty > Maska për fytyrë dhe flokë

Kjo është mënyra natyrale për të rritur qerpikët!

Ushqimet dhe vajrat që ju forcojnë dhe rrisin qerpikët dhe flokët.

Shikoni fotot e tjera!    v      
Shfletoni galerinë!
Të gjitha duam qerpikë të gjatë. Dhe nëse nuk i ke natyralisht të gjatë, t'i lyesh çdo ditë me rimel është e lodhshme. Por në të vërtetë ka një zgjidhje natyrale për të rritur dhe dendësuar qerpikët. Janë disa ushqime të cilat duke i konsumuar ose duke përdorur ekstraktin e tyre, forcojnë qerpikët tuaj! Cilët janë, dhe si përdoren? Shfletoni galerinë!
Vaji i ullirit
Jo më kot thuhet se vaji i ullirit është eliksir i bukurisë. Sophia Loren thotë se ky ka qenë sekreti i saj për një lëkurë të freskët gjatë gjithë jetës, por siç ushqen dhe hidraton lëkurën, vaji i ullirit vepron edhe mbi qerpikët! Aplikojeni atë çdo mbrëmje në një sasi të vogël tek vija mbi qerpikët; do ta ndjeni ndryshimin brenda pak muajsh!
Ushqimet që përmbajnë biotin!
Substanca më e rëndësishme kur flasim për forcim të flokut, dhe ka padyshim të njëjtin efekt edhe tek qerpikët. Ushqimet që përmbajnë këtë element kryesor janë kërpudhat, peshku, vezët, farat e lulediellit, mëlçitë, kikirikët, djathi, bajamet, bananet, mes shumë të tjerave.
Çaji jeshil
Përse dhe si çaji jeshil? Sepse është një antioksidant bazë për organizmin e njeriut dhe rregullator i çdo lloj metabolizmi në trupin tonë. Përfshirë atë të qerpikëve. Ziejeni jo fort (sepse i humbasin vlerat), pastaj lëreni të vaket dhe lyeni vijën e qerpikëve me të.
Ushqimet që përmbajnë vitaminën E
Antioksidant i fuqishëm, që vepron tek qelizat e qerpikëve siç vepron në të gjithë organizmin. Disa nga burimet kryesore të Vitaminës E janë spinaqi, bajamet, avogado, karrotat dhe farat e lulediellit, mes të tjerave.
Vaji i kastorit
Bën mrekullira për të trashur fijet e qerpikëve, pasi hidraton dhe ushqen rrënjën. Aplikojeni me kujdes në linjën e qerpikëve.

Burimi: Bustle

Artikuj të ngjashëm