Dashi
Përgjatë këtij muaji, planeti i Marsit së bashku me Mërkurin, Jupiterin, Saturnin dhe Plutonin do të jenë në prapavijë. Kjo do të thotë që ju duhet të keni durim pasi asgjë nuk do të ndodhë në mënyrë të shpejtë. Për fat të mirë, Jupiteri do t’i rikthehet shënjës së Dashit në 9 maj dhe do ju ndihmojë të lehtësoheni nga disa përgjegjësi. Planeti i Marsit, i cili është planeti më i rëndësishëm për ju, do të kthehet në favorin tuaj në fund të qershorit dhe do të jetë plotësisht në shenjën tuaj në 22 gusht.
Ky nuk është muaji i përshtatshëm për të bërë Aventura. Mërkuri i cili ndikon në marrëveshjet tuaja, do të jetë gjithashtu në prapavijë deri në fillim të gushtit. Në 22 maj, ky planet do të jetë në shenjën tuaj, por ju nuk duhet të ndërmerrni veprime të menjëhershme pasi ndikimi i tij do të zgjasë shumë pak. Nëse prisni disa ditë përpara se të merrni një vendim, do të arrini rezultate më të kënaqshmë.
Përsa i përket shëndetit, do të bëni mirë t’i riktheheni ushtrimeve fizike. Bëni një kontroll tek doktori përpara se të filloni stërvitjen. Hëna e Re, në 6 maj tek shënja e Demit, do t’ju ndihmojë të keni më shumë të ardhura, sidomos nëse ju kanë premtuar një rritje rroge. Mendojeni Hënën e Re dhe ndikimin e saj dy-javor në shenjën tuaj, si një mundësi për të përfituar rrogën që kërkoni. Kjo do të jetë mundësia juaj më e mirë për këtë vit në shtëpinë tuaj të dytë të financave.
Jupiteri dhe Plutoni do të tregohen mbështetës ndaj jush, prandaj jo vetëm do të përfitoni më tepër të ardhura, por do të arrini një status që dëshironi në punën tuaj. Së bashku me ndihmën e Saturnit, ju mund të arrini edhe të vini kursime mënjanë. Nëse keni një biznes privat, kontakti me klientët do të jetë shumë efektiv dhe do t’ju sjellë shumë punë të reja dhe të ardhura. Datat 9 dhe 13 maj do të jenë ditë të vështira për ju.
Udhëtimet e gjata do të jenë gjithashtu pjesë e këtij muaji, pasi planeti i Marsit do t’ju mbushë me energji deri në 27 maj. Gjithsesi, me tërheqjen e Marsit nga shënja juaj, ju mund të jeni të detyruar t’i ndryshoni planet tuaja më shumë se një herë, deri sa të arrini të gjeni momentin e duhur për t’i realizuar ato. Hëna e plotë në 10 maj mund t’ju gjejë duke bërë një udhëtim të shkurtër ose duke u rikthyer në shtëpi pas një fundjave larg.
Përgjatë këtij muaji, mundësitë për romancë do të jenë më të pakta pasi do të jeni të fokusuar në karrierën dhe në rritjen e financave tuaja. Gjithsesi, data 3 maj do të sjellë ndikimin e Diellit së bashku me Jupiterin në shtëpinë tuaj të dashurisë. Për Dashin, Dielli është sundimtari i shtëpisë së pestë të dashurisë së vërtetë, prandaj në këtë ditë ju do të keni mundësinë të njihni dikë të suksesshëm dhe me një sens të veçantë humori. Ju mund të njihni një person të ri në punë, në palestër apo nëpër vendet e tjera që frekuentoni. Java e parë e këtij muaji do t’ju njohë ju me dashurinë tuaj. Gjithashtu, me hyrjen e Binjakëve në shenjën tuaj nga data 24 maj deri në 17 qershor, ju do të kaloni çaste romantike duke vizituar vende të ndryshme dhe qytete të reja.
Demi
Është muaji juaj, koha kur Demi do të shkëlqejë. Më të mirat janë duke ardhur në kohën e duhur, për ditëlindjen tuaj. Afërdita, planeti juaj sundues, është në shenjën e Demit, duke ju dhënë një magnetizëm të parezistueshëm. Lejojani vetes ca shpenzime për veshje të reja; Venera do t'ju mbushë me komplimenta për paraqitjen, ndaj prej 1 majit deri më 24 maj është koha më e mirë për të bërë blerje.
Një moment fatlum do të jetë ai i 6 majit, kur një trekëndësh mes Jupiterit (planeti i dhuratave dhe fatit), Plutonit (sukses) dhe Hënës në shenjën tuaj, do t'ju japë sjellë shumë fat jo vetëm këtë muaj, por edhe në muajt që vijojnë.
Jo vetëm kaq; gjithçka është në vendin e duhur që ju të gjeni dashurinë dhe romancën në një mënyrë apo një tjetër. Keni një zhvendosje të rrallë të Jupiterit në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë deri në shtator, kur Jupiteri do të largohet. deri tani, Jupiteri ka qenë në prapavijë që prej 8 janarit, ndaj vënia e tij në lëvizje më 9 maj do të shënojë një ndryshim të madh.
Tregohuni të vendosur të dilni e të shikoni se çfarë do t'ju ofrojë bota. Nëse jeni në një marrëdhënie, një bebe mund t'ju mbushë me lumturi këtë muaj. Të gjithë Demat e martuar do të kënaqen tejmase, ndaj nëse mund të merrni pak kohë të lirë nga angazhimet , shkoni me pushime në një vend të veçantë. Jeni të gatshëm për të krijuar një jetë më të larmishme dhe më emocionuese dashurore- lëreni Jupiterin t'ju prijë drejt një jete personale plot dashuri.
E vetmja fushë ku planetet mund të hasni vështirësi, do të jetë ajo e të ardhurave. Problemet financiare nuk do të jenë të lidhura me rrogën, por paratë që ruani në një llogari bankare apo ndani me partnerin tuaj. Çështja mund të ketë të bëjë me një kredi, kapital investimi, bankë, kompani sigurimesh, divorc apo ndarje pasurie. Njeriu me të cilin keni të bëni në këtë aspekt mund të shfaqë anën e tij të vështirë, duke ju vënë në sfidë e megjithatë, planetet do të jenë në anën tuaj, duke ju mbështetur, ndaj do të keni mundësi të bisedoni lidhur me këtë çështje. Mos firmosni asnjë dokument në maj. Me prapavendosjen e Mërkurit dhe Marsit, do t'ju duhet të rishqyrtoni aspekte të rëndësishme të çështjes. Saturni është i vendosur në burimin e financave tuaja të përbashkëta, duke bërë që çdo marrëveshje financiare të ndodhë ngadalë. Lërini gjërat të rrjedhin dhe mos u përpiqni të luftoni për këtë.
Diccka në lidhje me këtë situatë financiare do të kulmojë në Hënën e Plotë të 21 majit. Nëse beteja juaj është duke u përgatitur, do ta njohë kulmin në këtë datë. Në rast të kundërt, kjo do të jetë dita kur ju më në fund do t'u jepni gjërave zgjidhje, së paku për njërin prej aspekteve të çështjes, me gjasë mund të keni gati ccekun për dikë që ju ka dhënë para hua. Ose mund të jeni ju ai që keni dhënë hua, e cila do t'ju kthehet. Pozicioni i Marsit sygjeron që kjo ccështje do të shtyhet deri në shtator, në mos më gjatë, por kjo hënë e plotë do t'ju bëjë gati terrenin për zgjidhjen përfundimtare.
Nëse jeni të përqëndruar tek një ccështje pronash të patundshme, nuk ka ditë më të mirë se 3 maji për të shqyrtuar avantazhet dhe disavantazhet lidhur me një shtëpi, kur Dielli do të jetë vendosur në një kënd të përsosur me Jupiterin. Për shkak të prapavendosjes së Mërkurit deri në 22 maj, dhe të Marsit deri në 28 qershor, veproni ngadalë, dhe mos nënshkruani asgjë deri në fund të muajit. 30 maji do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur marrëveshjen për një pronë të patundshme.
Mos i lejoni planetet në prapavijë t'ju pengojnë- ata do t'ua hapin shpejt rrugën për të bërë gjithçka doni të bëni. Universi është në anën tuaj në maj, i dashur Dem. Përfitoni!
Binjakët
Jupiteri ndodhet në shenjën tuaj, ndaj do të keni shumë lumturi në shtëpinë tuaj! Familjarët tuaj ju duhen; kjo do të bëhet e dukshme. Këte muaj do të keni ndryshime; mund të ndryshoni banesën, ose të gjeni mënyra për të shitur një pronë e të fitoni para. Në të kundërt, do të keni një përvojë shumë shpirtërore, ndoshta sepse nje pjesëtar i familjes do të ketë (ose ka lindur) një fëmijë. Mund të merrni lajme të tjera nga familja që do t'ju lumturojnë, duke ju bërë të mendoni se sa të lumtur jeni, sa të ngrohtë.
Dita juaj me fat do të jetë 3 maji, kur bisedimet do të jenë në favorin tuaj. Marsi është përqëndruar intensivisht tek partneri juaj që në Mars, dhe ky njeri do të vijojë të luajë një rol thelbësor në jetën tuaj. Duket se do të ndërmerrni një hap të madh së bashku apo të nisni një lidhje të re, në dashuri ose në biznes. Nëse e keni tashmë një partneritet, një plan i juaji do të finalizohet më 21 mars.
Jini te kujdesshëm të mos nënshkruani asgjë apo të bini dakord gojarisht gjatë Mërkurit në prapavijë. Prisni deri në 22 maj- prisni edhe disa ditë më vonë. Në astrologji, marrëveshjet e pashkruara kanë të njëjtën vlerë si kontratat. Në biznes apo dashuri, nëse e keni një partner, partneri juaj edhe pse shpesh i dashur shpesh mund të shfaqë inat dhe nervozizëm.
Por kjo vetëm sepse ai do të kalojë një periudhë stresi. Marsi është planeti luftarak dhe do të jetë në sektorin tuaj të partneritetit. Jepini pak pushim partnerit tuaj. Pastaj prisni nëse kjo situatë do të qetësohet brenda pak javësh. Nëse partneri ju mban mëri për diçka, do të shfaqet gjatë këtij muaji. Kjo mund të ndodhe më 21 maj, në Hënën e Plotë, ose gjatë hënës së dytë të plotë më 20 qershor. Më mirë t'i dëgjoni dhe t'i njihni ndjenjat e tij.
Por gjasat që ne këto ditë t'ju ndodhë diçka e mirë janë po aq te mëdha. Pavarësisht statusit të marrëdhënies, jeta juaj shoqërore do të përmirësohet dukshëm sa më shumë të afrohet ditëlindja juaj. Jeni lodhur në punë, por është koha të argëtoheni. Mërkuri që ju sundon do të vazhdojë në prapavijë deri në 22 maj, ndaj do t'ju krijohet më shumë kohë e lirë.
Gaforrja
Muaji maj mbart kaq shumë kënaqësira. Është një muaj sentimental, gjatë të cilit ju do ktheni kokën mbrapa në momentet që ju bënë të lumtur dhe do gjeni rrugë për të rikrijuar ato momente. Më 3 maj do takoni një mik të vjetër në qytetin tuaj ose diku afër më të cilin do kaloni dhe njëherë momente shumë të bukura. 5 nga 8 planete do jenë në prapavijë, gjë e cila tregon dhe përse do keni këtë lidhje të ngushtë me të kaluarën.
Miqtë do fillojnë të luajnë një rol më të rëndësishëm në jetën tuaj sapo të kaloni në hënën e rë të 6 majit. Jupiteri, i cili është planeti i pasurisë dhe Plutoni që është i lidhur me transformimin dhe suksesin, të dy do ju mbështesin këtë muaj. Kjo tregon që do jeni i ftuar në një festë me klas dhe të paharrueshme. Është padyshim një event të cilin do ta ndiqni me shumë dëshirë, pasi organizatori e ka menduar çdo gjë me detaje. Duket se do keni një partner pranë që do ju mbështesë në të gjitha përpjekjet tuaja. Deri në 24 maj, miqtë do ju telefonojnë dhe do keni një arsye për t’u ndjerë të lirë.
Ndërkohë në punë, projekte do shtohen. Duke qenë se Marsi do futet në shtëpinë e 6-të të projekteve, pronari apo drejtori juaj do bëhet shumë kërkues. Do t’i merrni detyrat me seriozitet dhe do jeni të vendosur për t’i çuar ato deri në fund me kujdes. Duke qenë se e keni Saturnin në shtëpinë e përgjegjësive, ju kërkohet të jeni të përqëndruar në të gjitha detyrat që ju janë përcaktuar. Puna e vështirë do vazhdojë deri në fund të shtatorit, me pak liri në qershor dhe korrik. Gjatë kësaj kohe mund të merrni disa pushime të shkurtra ose të rezervoni një masazh herë pas here. Afër hënës së plotë të 21 majit, do mbaroni një projekt shumë të madh. Në 3 maj lajme shumë të mira rreth të ardhurave do ju gëzojnë, falë bashkëpunimit midis Diellit dhe Jupiterit.
Shtëpia e 6-të, aty ku bazohet i gjithë aktiviteti juaj sëbashku me shëndetin, do ju ndihmojë t’i jepni fund deri në 21 maj një trajtimi shëndetsor që mund të keni filluar. Që nga maji deri në gusht, duket se do ju duhet t’i ndiqni me përpikmëri këshillat që do ju japë mjeku. Kjo gjë do ju ndihmojë që deri në tetor të ndiheni shumë mirë. Duke qenë se është një muaj mjaft i ngarkuar, nevojitet durim dhe zell për të mbaruar projektet. Nëse doni të ri bashkoheni me një partner të mëparshëm, ky është momenti për të bërë një lëvizje.
Ne dashuri dhe miqësi, ky do jetë një muaj i shkëlqyer. Planete do vendosen në prapavijë për t’ju sjellë momente argëtuese, sidomos në mes të muajit maj. Planeti mars do ju përballë me eksperienca fantastike dashurië në qershor dhe korrik, kështu që bëhuni gati!
Luani
Ka shumë shenja që këtë muaj karriera juaj do jetë në lulëzim. Ndërsa futeni në maj, do keni trupat hyjnorë që futen në shtëpinë tuaj të 10-të të famës dhe hëna e re e 6 majit që do ju mbushë me energji. Duke qenë se 5 planete do jenë në prapavije, progresi do jetë i ngadaltë, prandaj bëni durim. Fatmirësisht, Venusi, planeti që drejton karrierën, do lëvizë fuqishëm dhe në mënyrë pozitive. Rezultati do jetë një ofertë për promocion ose një pozicion të ri. Nëse jeni i vetëpunësuar kjo mund të nënkuptojë që do krijoni një klient të ri. Jupiteri, planeti i pasurisë, do ju drejtojë në 9 maj.
Mundësia e karrierës, që do ju vijë, duket se është e lidhur me një pronar të mëparshëm, klient ose kompani me të cilën keni patur bashkëpunim shumë të frytshëm. Merkuri, që drejton shtëpinë e kompensimit, do jetë në prapravijë në 22 maj. Më 3 maj, kur Dielli dhe Jupiteri të jenë në sinkron, kjo gjë do rezultojë në një ofertë mahnitëse financiare të cilën do doni ta pranoni. Bëjeni këtë gjë para se ta mbyllni muajin! Konsiderojini detajet me kujdes dhe ngadalë, pasi do duhet të jeni shumë i qartë me komunikimin. Nëse ju paguajnë për idetë kreative, si të qenit aktor apo si përfaqësues i një njeriu të rëndësishëm, do ju jepet mundësia për të marrë pjesë në një projekt. Një pjesë e projektit do mbyllet në javën e tretë të majit.
Një marrëdhënie dashurie ose një fëmijë do bëhen pjesë e jetës tuaj. Marsi do kalojë një periudhë të pazakontë në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë. Do qëndrojë atje për 7 muaj, deri në fund të shtatorit. Këtë muaj duket se i keni të gjitha: Një karrierë shkëlqyese dhe një dashuri të sinqertë.
Virgjëresha
Nëse po planifikoni të udhëtoni jashtë vendit këtë muaj, do t’ju duhet t’i planifikoni gjërat me kujdes. Sigurohuni që çdo detaj është në vendin e vet sepse me Mërkurin, sunduesin tuaj, në prapavijë, mund të prisni surpriza të pakëndshme si një ndërrim itinerari në momentin e fundit. Pavarësisht kësaj, duket se e keni të nevojshme të udhëtoni këtë muaj kështu që bëhuni fleksibël.
Një nga ditët më të mira të këtij muaji do të jetë 3 maji kur Jupiteri, planeti i fatit dhe lumturisë, do të bejrë në kontakt me Diellin. Jo vetëm që udhëtimet e largëta do t’ju sjellin lajme të mira por edhe një sektor tjetër i jetës do të ndriçojë. Mund të bëhet fjalë për çështjet akademike, procese gjyqësore, çështjet e emigracionit ose edhe ato shpirtërore si bezimi, feja etj.
Gjatë vitit të fundit po veçanërisht gjatë dy muajve të fundit, duket se jeni përqëndruar në çështjen e nëj pronësie apo problemi familjar. Kjo situatë do të vazhdojë edhe për muajt në vijim dhe do të ndihet më shumë deri në shtator.
Dukeni gati për të marrë përsipër përgjegjësi të reja pasi Saturni, ka filluar një vizitë tre-vjeçare në sektorin e shtëpisë dhe familjes që prej 23 dhjetorit 2014. Keni hyrë në një fazë të re që do t’ju sjellë një rritje të koniderueshme personale. Mund të keni marrë përsipër të kujdeseni për një prej prindërve ose mund të jeni gati të merrni shtëpinë tuaj të parë. Do të keni një listë të gjërave për të bërë dhe deri më 21 maj, me ardhjen e Hënës së Plotë, do të keni arritur në një pikë të rëndësishme. Mërkuri do të rikthehet në drejtimin e tij më 22 maj kështu që prisni disa ditë për të shpallur vendimin tuaj përfundimtar. Bëni të gjitha pyetjet që duhet të bëni pasi Neptuni do të afrohet së tepërmi me Juptierin e orientuar drejt financave, duke bërë që të përballeni me shpenzime të papritura më vonë. Mund të mos kontrolloni dot çdo gjë që ndodh në jetën tuaj por minimalisht, mund të jeni të infrmuar mirë për to.
Karriera juaj është gati të lulëzojë, veçanërisht pasi Dielli të kalojë në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndërimeve, çmimeve dhe arritjeve në muajin maj, për herë të parë për këtë vit. Do të shihni arritje edhe më të rëndësishme profesionale në qershor. Ndërkohë, bëhuni gati duke rishkruar rezymenë tuaj pasi do t’ju duhet.
Më në fund, dashuria do të shkëlqejë në dy javët e para të muajit. Planetet në shenjën e Demit ju adhurojnë dhe do të bini në sy në çdo event ku do të merrni pjesë. Provoni të udhëtoni nëse mundeni: do të kënaqeni kaq shumë dhe mund të takoni dikë vërtet interesant.
Peshorja
Maji do të jetë një muaj i rëndësishëm për bisedat financiare dhe vendimet. Merrni lupën dhe ekzaminoi financat për të parë nëse investimet që keni bërë po shkojnë mirë. Me Diellin dhe Hënën e re më 6 maj që do të ndriçojnë shtëpinë tuaj të parave të të tjerëve, do të fokusoheni tek një bonus ose komision ose kredi.
Pesë nga tetë planete do të jenë në prapavijë në një pikë të caktuar në maj, prandaj mos prisni përgjigje të shpejta. Sigurohuni që fjalët tuaja të jenë të qarta sepse nëse ka gabime në aplikim, procesi do të shtyhet. Mërkuri, planeti i komunikimit, do të rikthehet në drejtimin e tij më 22 maj dhe edhe pasi ta rregullojë orbitën, do t’i duhen disa javë që të kthehet në fuqi të plotë. Dita më e mirë për t’u takuar me një këshilles financash do të jetë 10 maji.
Kur Afërdita të kalojë në shenjën e Binjakëve më 24 maj deri më 17 qershor, ajo do të bëjë që të shkëlqejë aftësinë tuaj për të shtuar të ardhurat. Fundi i majit dhe fillimi i qershorit do të jenë gjithashtu periudha më e mirë për të bërë shopping. Gjithashtu Afërdita do të sigurojë që nëse udhëtoni, t’ja kaloni shkëlqyeshëm.
Mërkuri dhe marsi janë midis planeteve në prapavijë, dhe do të shkaktojnë mjaft trazira prandaj duhet ët jeni tepër të kujdesshëm për veprimet tuaja. Kontrolloni gjithçka dy herë dhe sigurohuni që nuk keni humbur asgjë me vlerë.
Natën e Hënës së Plotë më 21 maj, do t’ju vijë një lajm surprizues lidhur me vëllain apo motrën tuaj. Marsi është pranë hënës kështu që bëni kujdes me fjalët me të cilat i drejtoheni vëllait ose motrës. Kjo Hënë gjithashtu mund t’ju dërgojë në një udhëtim të shkurtër. Igurohni që të jeni tërësisht të përgatitur.
Dita juaj më e mirë për të darkuar me një mik do të jetë 3 maji. Do të pyesni veten përse nuk e keni bërë më parë një gjë të tillë sepse do të jetë shumë argëtuese.
Akrepi
Lajme të mira! Marsi, sunduesi juaj, ka lëvizur përmes Shigejtarit prej 5 marsit por më 27 maj, do të rikthehet në Akrep teksa shkon në prapavijë dhe do të qëndrojë aty deri më 2 gusht. Kjo do të thotë se do të keni më shumë kontroll mbi situatat që keni përjetuar muajt e fundit. Do të jeni në qendër të të gjithë gjërave që kanë rëndësi, zëri juaj do të dëgjohet dhe so të përkëdheleni duke parë sesa mirë shkojnë gjërat. Marsi është ende në prapavijë, gjë që do të thotë se planeti i kuq do të lëvizë më ngadalë, prandaj maji dhe qershori nuk do të jenë muajt idealë për të nisur biznese apo lidhje të reja. Do të jetë një kohë ideale për të parë vendimet e së shkuarës dhe për të parë se çfarë po ecën mirë dhe çfarë ka nevojë për rregullime. Mund të mos jeni n gjendje t’i implemetoni këto vendime të reja deri në tetor, por e rëndësishme është që keni mundur të bëni nëj ekzaminim të mirë që kishte kohë që duhej bërë.
Kur Marsi të rikthehet në shenjën tuaj, do të jetë një kohë që do të rishihni shuëm elemente të jetës suaj: pamjen, identitetin, jetën sociale, financat, dëshirat dhe atë që është më e rëndësishmja, punën. Nëse do të ndryshoni look-un tuaj, do të thotë se meditimi intensiv që po bëni është goxha i thellë. Teksa kaloni këtë proces, njerëzit pranë jush do të habiten me kurajon e dëshirën tuaj dhe me sjelljen tuaj energjike, ata do t’ju mbështesin.
Lidhja që keni momentalisht do të jetë në fokusin tuaj pasi Hëna e Re të vijë më 6 maj. Kjo do të jetë një Hënë shumë pozitive pasi Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit dhe Plutoni, sunduesi juaj i dytë, do t’i japin një shkëlqim të artë kësaj Hëne të Re. Neptuni, që tani është në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërteë, gjithashtu do t’ju mbulojë me shkëlqim të argjendtë. Ky aktivitet kaq pozitiv planetar është domethënës pasi sugjëron se është koha që ndoshta t’i bëni një premtim partnerit. Afërdita po kalon në sektorin tuaj të dashurisë dhe vjen e plotfuqishme kështu që ndjenja të bukura priten në horizont.
Nëse përfaqësoni një talent apo ju përfaqësoheni nga një avokat, agjent apo publicist, pritet që kjo marrëdhënie të shkojë shumë mirë. Mund të jeni gati të nënshkruani disa kontrata së bashku por duhet të prisni. Mërkuri është në prapavijë prandaj mundohuni t’i shtyni për sa të keni mundësi.
Mundtë ndiheni gati për t’u fejuar apo martuar në fund të këtij viti ose mund të vendosni se ju duhet një partner i ri në biznes. Siç e thamë, merreni me ngadalë pasi vajtja e Marsit në parapavijë nuk është koha ideale për të bërë lëvizje të tilla. Prisni të paktën deri sa të kalojë 29 qershori për të marrë një vendim.
Dita më e mirë e karrierës suaj do të jetë kur Jupiteri dhe Dielli do të rreshtohen më 3 maj. Fundjava e 7-8 majit mund të jetë tepër romantike, falë Hënës së Re të 6 majit. Jini të vëmendshëm më 10 maj sepse pas kombinimit të energjive të Jupiterit dhe Afërditës, mund të keni një tjetër takim romantik dhe një mik mund të ketë një rol të rëndësishëm në këtë mes.
Shigjetari
Ju nuk e keni kuptuar ende që jeni duke kaluar periudhën më kritike të jetës suaj, e cila do të përcaktojë rëndësinë e emrit tuaj në profesionin që keni. Shigjetari do të ketë mbështetjen e planetit të Saturnit , i cili nuk e ka vizituar këtë shenjë që prej vitit 1988. Saturni do të jetë me ju në këtë vizitë të rrallë për t’ju sfiduar, për t’ju nxitur të ecni përpara. Gjatë këtij procesi, do të mësoni se jeni më i fortë se sa keni menduar. Planeti i aksionit, Marsi, do drejtojë energjinë dhe kurajon tuaj dhe gjithashtu do t’ju japë shumë hijeshi.
Marsi do të tërhiqet nga shenja juaj në 27 maj-2 gusht për të kaluar në shenjen e Akrepit. Gjatë kësaj periudhe ju do të çliroheni nga i gjithë presioni që keni. Që prej shtatorit të kaluar, ju keni mbajtur mbi kurriz shumë përgjegjesi dhe jeni përfshirë intesivisht në përmbushjen e një detyre apo synimi shumë të vështirë.
Të gjitha forcat tuaja janë përqendruar në këtë projekt. Marsi dhe Saturni ju kanë ndihmuar të fokusoheni dhe ju kanë dhënë kurajon që t’i prezantoni idetë tuaja tek eprorët. Ndonjëherë mundet edhe të keni pasur frikën se jeni duke bërë një gabim shumë të madh, por këto dyshime janë mëse normale të ndodhin. Ju do të triumfoni dhe frytet e punës suaj do të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata.
Duke qenë se Saturni ju ndihmon të rriteni, ndikimi i tij në shenjën tuaj tregon se mund të keni në horizont një martesë, një fëmijë, një biznes të ri ose do të investoni në diçka shumë të rëndësishme. Saturni do të largohet nga shenja juaj në dhjetor të 2017-ës dhe ky do të jetë momenti që të gjitha sakrificat tuaja do të shpërblehen.
Një detyrë e re do t’ju jepet në 6 maj, me shfaqjen e Hënës së Re dhe do t’ju sjellë mjaft përfitime financiare. Ju mund t'i riktheheni ushtrimeve fizike pas datës 6 maj, kur planeti i trasnofrmimit, Plutoni, do t’ju mbështesë të arrini rezultatet maksimale. Hëna e plotë në 21 maj do të ndriçojë shenjen tuaj. Diçka tepër e rëndsishme do të shfaqet brenda 4-5 ditëve nga kjo datë. Neptuni së bashku me Hënën e Re sugjerojnë vëmendje nga familjarët. Mund të mërziteni me partnerin tuaj, po kjo situatë do të qetësohet menjeherë. Afërdita romantike do të përkrahë marrdhënien tuaj nga data 24 maj -17 qershor duke e bërë komunikimin tuaj më të afërt dhe ndjenjat më të forta.
Bricjapi
Gjatë kësaj periudhe ju jeni përqëndruar tek shtëpia juaj dhe çështjet familjare. Gjithashtu keni punuar për javë apo muaj të tërë për të rritur statusin tuaj professional. Tashmë, me shfaqjen e Hënës së rë në 6 maj, ju do të keni mundësinë të relaksoheni dhe të shijoni jetën. Nëse jeni beqarë, kjo Hënë e Re do t’ju hapë dyert drejt dashurisë. Nëse jeni në një mardhënie atëherë do të planifikoni gjëra të bukura me personin e zemrës. Ju keni planetin e Venusit dhe Mërkurit, Hënën e Rë dhe Diellin në shtëpinë tuaj të pestë të romancës. Të gjitha këto planete do t’ju ndihmojnë t’i vini gjërat në lëvizje. Shtatëzania, adoptimi apo përkujdesja ndaj fëmijëve që keni do të jetë pjesa juaj më e preferuar e këtij fillim muaji.
Mërkuri do të tërhiqet, kështu që nëse jeni beqarë mund të rimendoni për një histori të kaluar dhe ky do të jetë momenti i duhur për të zbuluar nëse ju do të riktheheni apo jo me personin që keni pasur. Përsa i përket statusit social, planeti i Marsit i cili tani është tërhequr nga shenja juaj, do të rikthehet deri në fillim të gushtit. Prandaj shtëpia juaj e 9-të e zbavitjes, miqve, eventeve dhe dëshirave do të vijë duke u përmirësuar. Këto janë lajme të mira për ju, të cilat tregojnë se do ta shijoni këtë periudhë në maksimum.
Jupiteri, Saturni dhe Plutoni do të tërhiqen gjatë fundit të muajit dhe këto planete do t’ju bëjnë të ekzaminoni disa fusha të jetës tuaj të cilat nuk kanë shkuar mirë gjatë viti 2015 apo në fillimin e 2016-ës. Mërkuri, planeti i perceptimit dhe mendimeve, do të rikthehet në 22 maj. Përpiquni të mos merrni përsipër angazhime atë ditë. Lerini mundësitë tuaja të hapura. Gjykimi juaj nuk do të jetë aq i mprehtë siç është zakonisht gjatë tërheqjes së Mërkurit, kështu që lerini vendimet e rëndësishme për më vonë.
Marsi do t’ju sjellë disa telsahë përgjatë majit dhe qershorit, pasi detyra e këtij planeti është t’ju japë kurajo të ecni drejt një territori të ri, veçanërisht në biznes. Kjo nuk është periudha për të përmbyllur marrëveshje. Përsa i përket miqve apo lidhjeve tuaja romantike, ju do t’i përforconi marrëdhëniet me ta.
Marsi do të vazhdojë të tërhiqet deri në 29 qershor, por pas kësaj date do të jetë në një gjendje neutral. Kjo do të vazhdojë deri në 22 gusht dhe do të pasohet me tërheqjen e Mërkurit e cila do të zgjasë deri në 22 shtator. Marsi është planeti që sundon shtëpinë tuaj të katërt të familjes, në të cilën ju do të vini re se po ecni me hapa shumë të avashta. Afër fundit të shtatorit dhe më tutje, jeta juaj do t’i rikthehet normalitetit. Deri në atë moment, mendoni gjërat që doni të ndryshoni dhe gjeni strategji të cilat mund të filloni t’i vini në përdorim gjatë korrikut. Tani për tani, koha e kaluar duke menduar do t’ju çojë drejt përgjigjeve të duhura.
Ndikimi i Venusit në shenjen e Demit nga datat 1-24 maj do t’ju ofrojnë një periudhë të mrekullueshmë. Shfrytëzojeni në maksimum duke krijuar njohje të reja apo duke ndërmarrë një udhëtim në një vend me natyrë të bukur, ndoshta në mal. Gjatë kësaj periudhe bëni shoping dhe blini sa më shumë gjëra të reja, bëjini një rifreskim pamjes tuaj. Kjo gjë do t’ju rritë vetbesimin. Më kryesorja, gjeni mënyra për të shijuar dashurinë që po përjetoni, sidomos në 6 maj me shfaqjen e Hënës së Re. Kjo do të jetë një nga datat më të mira të vitit 2016 e cila premton në krijimin e një periudhe magjike për ju.
Ujori
Nëse keni menduar për të bërë ndryshime në shtëpinë tuaj, por nuk keni gjetur kohën e duhur, filloni të institucionalizoni planin tuaj sepse Hëna e Re e 6 Majit do t’ju japë një shtysë për të filluar. Një trekëndësh veçanërisht I bukur I 3 planeteve do të formohet në qiej dhe do t’ju japin pushimin fatsjellës qe keni nevojë, për të filluar dhe përfundimisht për të parë rezultatet që kishit në mendje. Këto planete zanash mbrojtëse do të përfshijnë Jupiterin dhe Plutonin, të dy në një kënd të bukur me Diellin te Demi, në sektorin tuaj të shtëpisë. Jupiteri është tashmë në shtëpinë tuaj të tetë të financimit nga jashtë, duke treguar se nëse keni nevojë për një hipotekë, plan financash apo përmirësim të kredisë suaj të shtëpisë, ju do të jetë në gjendje për të marrë paratë që ju duhen këtë muaj.
Jupiteri do të sinjalizojë Plutonin, planetet sunduese janë të njohura për aftësinë e tyre për të treguar se si mund të mblidhni shuma të mëdha parash duke negociuar bindshëm. Ëndrra juaj për të blerë një pasuri të paluajtshme apo një shtëpi mund të realizohet tashmë shumë shpejt. Plutoni dhe Jupiteri janë në prapavijë dhe për këtë arsye më të dobët se pozita e tyre e zakonshme, por fatmirësisht, Jupiteri do të normalizojë orbitën e tij kur të rikthehet në drejtimin e tij më 9 Maj.
Nëse jeni të rinj dhe doni të merrni shtëpinë tuaj të parë me qera, edhe kjo është diçka e mundur, gjithashtu. Mërkuri dhe Marsi janë gjithashtu në prapavijë, së bashku me Saturnin, duke e bërë Majin- muajin që do të kërkojë më shumë durim. Është e pazakontë të shihni kaq shumë planete në gjendje pushimi brenda një muaji të vetëm. Ju mund të vendosni një ofertë për një shtëpi, për shembull, por bëhuni gati ta rregulloni atë më vonë. Në të vërtetë, mos u mbyllni në shtëpi të paktën deri në kohën kur Mërkuri të kthehet nga pozicioni i tij reaksionar, më 22 Maj. Ajo që duhet të mbani mend është të tregoheni fleksibël dhe të përgatitur për t’ju përshtatur rrethanave.
Marsi është planeti i iniciativës dhe guximit dhe gjithashtu është planeti që ju duhet të keni pas vetes nëse hyni në një situatë tejet konkurruese. Menaxherët, të mbajnë shënim! Pa ndihmën e Marsit, ju do t’ju duhet ta bëni punën e rëndë vetë, nëse po planifikoni futjen e një produkti apo shërbimi të ri. Mos e bëni këtë gjë tashmë, sigurisht! Çdo kush është në të njëjtën varkë, kështu që nëse konkurrentët tuaj arrijnë të prezantojnë produktin e tyre, mos kini frikë! Karriera juaj është duke u bërë shumë aktive, dhe ju mund të jeni në momentin e një promovimi më të madh ose të një oferte pune. Kjo mund të vijë nga dikush me të cilin keni punuar- ndoshta- nga ndonjë ish-shefja juaj, I cili ka qenë gjithmonë e impresionuar nga performance juaj. Tashmë që ajo është në një pozicion të ri, ajo mund t’ju telefonojë dhe t’ju kërkojë që të punoni bashkë me të.
Ky moment mund të jetë pushimi që ju keni pritur këto kohë. Shiheni këtë mundësi kur Marsi të jetë me tur te Akrepi nga 27 Maji- 2 Gusht. Ju gjithashtu do të keni një theks jashtëzakonisht të fuqishëm në ngjarjet sociale, gjatë gjithë muajit, në sajë të turneut të shtëpisë suaj të 11-të të miqve, eventeve, argëtimit, sektorit të njerëzve të rinj, duke nisur që nga fillimi I muajit deri më 27 Maj. Venusi- planeti i dashurisë- do të bëjë që vëmendja të jetë e gjitha tek ju- për shkak të tureve në shenjën e Binjakëve dhe do të rrëshqasë në shtëpinë tuaj të 5-të të dashurisë së vërtetë nga 27 Maji deri më 17 Qershor. Sigurohuni që dukeni në formën tuaj më të mirë- Venusi do t’ju ndihmojë dhe nëse shkoni për shopping, shihni sepse do të gjeni mundësi shumë të bukura veshjesh. Nëse jeni single, ju do ta keni më të lehtë për të bërë njohje të reja romantike. Nëse jeni në një lidhje, do të keni më shumë kohë për partnerin tuaj. Hëna e Plotë e 21 Majit te Shigjetari do të zgjerojë më shumë temat sociale të muajit dhe do të rrisë emocionet tuaja në mënyrë të këndshme .
Mbani mend se kur ju përzjeheni dhe shoqëroheni më shumë se zakonisht me miqtë dhe Marsi është i përfshirë, ju mund të keni mosmarrëveshje. Kjo është normale. Nëse një mik do të jetë kritik ndaj jush, kjo do të ndodhë në Hënën e Plotë, 21 Maj. Hëna e Plotë dhe Marsi do të punojnë bashkë për të pastruar dhe zbuluar të fshehtat. Nëse diçka del në dritë, universi do të punojnë për t’ju ndihmuar ju të shihni të vërtetën dhe të vendosni se çfarë do të bëni lidhur me të. Nëse nuk ka asgjë për të dalë në sipërfaqje, ju do të kaloni nëpër këtë Hënë të Plotë të lumtur dhe në një mënyrë shumë pozitive. Venusi te Binjakët do të ndihmojë në lehtësimin e rrugës për të mbajtur marrëdhënien e paprekshme, nëqoftëse ajo është e rëndësishme për ju.
Merkuri, planeti sundues i komunikimit- do të shkojë në pozicionin e tij direkt, duke qenë i kthyer nga pozicioni reaksionar që nga 28 prilli, më 22 Maj. Mërkurit vepron në mënyrën e tij më të egër në fillim dhe në fund të fazës së tij, ndaj siguroni që ato që keni dëgjuar dhe thënë janë të sakta. Mund të ndodhë që ju të jeni duke u përpjekur për të zgjidhur një situatë të pasur me 1 mik nga e shkuara- dhe me disa prej planeteve në prapavijë- ky do të jetë moment I mirë për të pastruar ajrin.
Peshqit
Nëse shkruani apo ju pëlqen të shkruani, qofshi novelist, gazetar, redaktor apo bëni pjesë në një grup publicistësh, shkrimesh në rrjetet sociale apo Internet, ju do të bëni më të mirën në muajin Maj. E njëjta gjë vlen edhe nëse punoni në industrinë e udhëtimeve, telekomunikacionit, shitjeve, publicitetit apo marketingut apo nëse jeni aktor. Ju do të keni shenja të mira në 3 Maj, kohë kur Dielli do të marrë një rreze nga Jupiteri. Kjo rreze do të lulëzojë një mundësi të re dhe më konkrete në ose pas Hënës së Re të 6 Majit.
Kjo Hënë e Re vjen e mbushur me lajme të lumtura sepse Jupiteri, Neptuni dhe Plutoni do të jenë në bisedime me këtë Hënë të Re, duke ju treguar se një mik mund t'ju sygjerojë ju për një punë të rëndësishme dhe kështu ju do të keni mjaft mundësi për të vënë vulën e individualitetit dhe krimtarisë suaj në të. Nëse keni një agjent, avokat apo lloje të tjera ndërmjetësimesh, në sajë të këndit miqësor të Jupiterit, ky person mund të rezultojë si një gur i çmuar për ju. Kjo Hënë e Re duket se do të sjellë me vete më shumë udhëtime se zakonisht, jo vetëm tani, por gjithashtu edhe në muajt e ardhshëm.
Këtë muaj, në fillim, 5 planete nga 8 janë në prapavijë: Mërkuri, Marsi, Jupiteri, Saturni dhe Plutoni. Në veçanti, Mërkuri dhe Marsi do të jenë planetët e parë më të rëndësishëm për t'u parë, për shkak të ndikimit të tyre. Mërkuri udhëheq komunikimin dhe negocimit, të menduarit dhe perceptimin, ndaj nuk është kurrë një veprim i zgjuar marrja e vendimeve të rëndësishme kur Mërkuri është në prapavijë. Ju me gjasa nuk do t'i keni përpara të gjitha faktet dhe kur t'i merrni vesh më vonë ato, do të pendoheni për nënshkrimin e shkresave. Marsi, sundon të gjitha aspektet konkurruese. Me Marsin në prapavijë, ju duhet të punoni dyfish më shumë për të përmbushur ato që nuk mund të merrni nga Marsi. Nuk është koha për të lançuar diçka që kërkon një veprimtari konkurruese.
Mërkuri do të shkojë në prapavijë më 22 Maj, dhe Marsi më 29 Qershor. Edhe pasi këto 2 planete të shkojnë në prapavijë, ata të dy do të marrin kohën për të pasur fuqitë e tyre. Karriera juaj është duke u përmirësuar në kuptimin më të mirë të mundshëm. Ju keni dy planete në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve: Saturni- planeti i të mësuarit të leksioneve të reja dhe Marsi- planeti i energjisë dhe motivimit. Të dy janë duke punuar bashkë për t'ju dhënë shtysë dhe për t'ju stimuluar dhe për të treguar rëndësinë e aftësive dhe vendosmërisë suaj.
Partneri juaj do të kete mbarësi dhe do të jetë optimist , shanset janë që ju do të udhëtoni në një distancë të largët. Më vonë këtë muaj ju do të keni një Hënë të Plotë te Shigjetari në sektorin e karrierës suaj prestigjioze në 21 Maj, duke ndriçuar shumë kartelën tuaj dhe duke e bërë imazhin tuaj të njohur për botën dhe duke e vendosur emrin tuaj në buzët e kujtdo. Ju mund të jeni në televizion ose subjekt i një interviste. Neptuni është aktualisht te Peshqit dhe do të jetë në kënd të vështirë me Diellin dhe Hënën, duke sqaruar një çështje profesionale. Nëse keni qenë të hutuar në lidhje me motivet e dikujt lidhur me zhvillimin e karrierës suaj, mjegulla do të pastrohet dhe ju do ta shihni më qartë këtë person.
Nga ana romantike, koha pas Henës së Re, 6 Maj, mund të sjellë një udhëtim të shpejtë në një qytet të afërt. Venusi te Demi do të shkrihet bukur me shenjën tuaj të ujit nga fillimi i muajit deri më 24 Maj. Përgjatë këtyre datave, e marta e 10 Majit do të jetë dita më e mirë për dashurinë, duke qenë se Venusi do të mbërrijë te Jupiteri, planeti I lumturisë. Hëna do të jetë këtë ditë te Gaforrja, duke shtuar kremin mbi tortë.
Fundjava juaj më e mirë romantike për një udhëtim të shpejtë mund të jetë ajo e 7-8 Majit, që vjen vetëm një ditë pas Hënës së Re të mrekullueshme dhe gjithashtu 13-15 Maj, kur Hëna të jetë te Virgjëresha dhe pranë Jupiterit, planetit të lumturisë. Peshqit e lidhur janë shumë të favorizuar, duke qenë se do të vazhdojnë të kenë Jupiterin në shtëpinë tuaj të martesës deri më 9 Shtator, dhe kjo është hera e parë këtë dekadë që ju keni ndihmën e Jupiterit në martesën tuaj/ shtëpinë tuaj të bashkëpunimit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për t'u fejuar apo për të lidhur kurorë. Partneri juaj do të ketë mbarësi dhe do të jetë optimist. Shanset janë që ju do të udhëtoni në një distancë të madhe.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.