Edhe pse njihet marrëdhënia e ngushtë që ka me nënën e saj, Rita Latin, Roza tregohet shumë e rezervuar kur vjen fjala tek babai i saj. Ajo ishte 8 vjeç kur bashkë me të ëmën u largua nga shtëpia e tij, për të vazhduar kështu jetën vetëm me të. Megjithatë, Roza ka treguar së fundmi se mban një marrëdhënie të afërt edhe me fëmijën e dytë të babait të saj me një grua tjetër, pas ndarjes nga aktorja e humorit.
Ajo e ka ftuar Erin, vëllain e saj, të kalojnë të dielën së bashku. ‘Ky është vëllai im Eri nga babai’, ka shkruar ajo në Snapchat. Por duket se ka dashur që këto momente t’i ndajë me të gjithë. Të hënën ajo ka shpërndarë një foto me Erin edhe në Instagram, duke shkruar: ‘Vëllai im me një nënë tjetër’. Në foto, ai buzëqesh lehtë ndërsa ajo i mban çadrën në ditën me shi.
‘Buzëqeshje e shtirur, duke fshehur dhimbjen që ndjej në të vërtetë’ Kështu ka komentuar ai në këtë foto në Instagram, e ka shtuar: ‘I stresuar si dreqi…Të dua shumë!’ Kjo është hera e parë që Roza shfaq vëllain e saj, pa dashur përsëri të japë më shumë të dhëna lidhur me të.