Si jetojmë > Real Estate

3 vende që duhet ti dini për të bërë një jetë prej të pasuri në Tiranë!

Foto që të lënë pa fjalë...

Nëse nuk jeni akoma, por doni të jetoni si një i pasur, apo nëse fatmirësisht jeni të tillë por po kërkoni mënyrat e duhura për të optimizuar shpenzimet tuaja pa hequr dorë nga cilësia, këto janë 3 vendet që duhet patjetër të vizitoni në Tiranë!

1. Fidelity Real Estate
Hapi i parë jo vetëm për ata që sapo e kanë transferuar jetën, studimet apo punën e tyre në Tiranë, por edhe për ata që këtu janë rritur, për çifte e reja apo familjet është gjetja e shtëpisë së duhur. Në tregun kaotik të shtëpive me qera apo në shitje ku çmimet nuk kanë asnjë rregull dhe raport cilësie, në botën e sekserëve të paligjshëm që nuk u zihet besë, gazetave dhe pronarëve me kërkesa të çuditshme, etj, Fidelity.al është si një rreze drite! Një agjenci e rregullt që sjell frymën amerikane në Shqipëri, me një ekip profesionistësh me eksperiencë 15 vjeçare, të gatshëm për t'ju gjetur shtëpinë që ju doni me qera apo për ta blerë sipas shijeve tuaja. Një shtëpi pranë punës apo shkollës, afër qendrave tregëtare dhe lehësirave, në qendër apo periferi, në një vend të qetë apo në një zonë aktive, sipas përmasave dhe çmimit që ju jeni të aftë të përballoni, gjithçka falas, pa asnjë tarifë apo përqindje! Mbi të gjitha do të përfitoni edhe 20% ulje nëse zgjidhni të mobiloni shtëpinë tek Vip Saloti Tiranë!

Ndërsa nëse jeni një pronar banesash dhe e listoni pronën tuaj vetë në www.fidelity.al ose i jepni ekskluzivitetin e shitjes kësaj agjencie, përfitoni 25% ulje të komisionit!

2. VIP Saloti Tiranë!
Është ndër kompanitë e para shqiptare dhe aktualisht më e madhja në vend në prodhimin e mobiljeve dhe salloneve. Me një eksperiencë 23 vjeçare në treg dhe me klientë kryesisht të huaj që zgjedhin një kompani shqiptare për stilin e veçantë dhe çmimet më ekonomike në raport me cilësinë tepër të lartë. Me dizajner dhe specialistë italian si Roberto Feliceti, jo vetëm që është kompania e vetme shqiptare që ka marr pjesë në Fiera di Milano me krijimet e saj, por ka edhe ekskluzivitetin në Ballkan për kuzhinat Lube Cucina, Creo Kitchen, Faer Ambienti, etj dhe aksesorë Adriano & Rossi.

Dhe për të gjithë lexuesit e Anabel.al, 10% ulje për mobilimin në VIP Salotti!

3. Ëmbëlsira për në fund: Fidelity Home
Një showroom në zemër të ish-Bllokut ku mund të shihni nga afër krijimet e mobilerisë VIP Salotti dhe markat e famshme me të cilat operon për t'ju dhënë një shije të asaj që mund të shndërrohet shtëpia apo zyra juaj. Mund t'ja besoni punën arkitektëve me klas të Fidelity në mënyrën që shijet tuaja personale të shkrihen me këshillat e tyre prej ekspertësh. Sepse shtëpia është cepi ynë i botës, aty ku ndjehemi të relaksuar, të sigurt dhe ku krijojmë kujtimet.

Të gjitha këto shërbime vijnë falas (Fidelity Real Estate) ose me çmimet më të ulëta në treg (VIP Saloti Tiranë) për të njëjtat marka, nga kompani që preferojnë të minimizojnë fitimet e tyre për të qënë më afër shqiptarëve të vërtet që duan të jetojnë mes luksit.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në: 0692066398 ose 0694022224.
Rr. Sami Frashëri
(pranë Restorant Juvenilja e Vjetër)

Artikuj të ngjashëm

. .