Dashuri dhe seks > Historia Ime

Shqiptarët rrëfejnë sekretet e tyre më të errëta

Letrat e ardhura nga fansat e Anabel.

Letra 1

Prsh Anabel, po ju tregoj sekretin tim me te madh. jam nje grua e martuar 32 vjece... Para ca kohesh njoha ne fb nje djale nga tirana.. Une jetoj ne vlore. Flisnim ne fb dhe me beri te ndjehesha mire dhe te ikja nga rutina e perditshme,,, nje dite shkova ne tirane sepse atje me jeton motra... Dhe vendosa ta takoja... Ai ishte 28 vjec... Nejse takohemi posht pallatit o zot o zot car frike car ankthi car stresi... Kisha kaq vite e martuar dhe nuk i kisha hedhur syte ndonje mashkulli tjeter,,,, ndenja 5 minuta me të dhe ne keto 5 minuta mu shkurtua jeta 5 vjet nga frika.... Nejse me gjith keto vetem nje puthje shkembyem e kaq... Dhe qe nga ajo dite nuk kam me asnje lloj kontakti me të... Jo se nuk ishte cun i bukur a ku e di une car,,, por ky sport eshte sport i rëndë dhe do futbolliste te fuqishem gje qe une se beja dot,, ju lutem mos me paragjykoni,,, anonim please

Letra 2

Sekreti im eshte ky Para disa vitesh u njoha me nje djale i cili u kthye ne makthi me i keq qe kam perjetuar ne jeten time. Fillimi si gjithmone i bukur i dashur i mire i sjellshem pastaj cdo gje ndryshoi. Erdhi u prezantua me prinderit isha aq e lumtur une shkova u prezantova me te tijet cdo shkonte per mrekulli deri sa nje dite me propozoi te punoja rrugeve te europes, sepse i duheshin lek sepse ishte i mbytur ne borxhe sepse biznesin qe kishte ja moren shoket me demek me te futur por me vone gjithcka mora vesh ishin te gjitha te genjeshtera. Kam punuar ne rruge prostitute per ate gati 1 vit cdo lek qe beja i merte ai nuk me linte asgjeeeeeeeeeee me thoshte gjithmone edhe pse po ben kete pune ti do jesh gruaja ime ne do martohemi une te dua pavaresisht te gjithave por me vone mora vesh qe ai ishte i martuar dhe jo vetem kaq po dhe me dy femije 😢😢😢 ju permenda me lart qe takova prinderit e tij familjen e tij, ata ishin familje e degjeneruar mbeshtesnin femijet e tyre ne cdo gje edhe pse e dinin qe djali i tyre ishte i martuar nuk ju beri pershtypje qe me takuan dhe mua perkundrazi me priten si vajzen e tyre. Kjo ka qene drama e jetes time qe nuk diskutohet eshte 100% faji im por dashuria qenka e verber vertet e verber. Nuk dua te justifikohem per asgje duke thene qe e bera nga dashuria por ja qe e bera. Ka shume e shume vajza rrugeve te europes mendje lehta e te genjyera si mua shpresoj shume qe te gjitha te lexojne kete mesazh dua tju them qe vajzaaaaaaa ju lutem ndaloni se beri ate pune per meshkuj qe bejne sikur ju duan...... Nuk ju duan kush te do nuk te nxjerr ne rruge sikur dhe pa buke te jete. Ju uroj gjithe te mirat

Letra 3

Anabel sekretin me te madh te jetes time nuk e di asnjeri,as mami,as gjyshja te ciles i tregoj gjithcka. Isha e vogel ,vetem 7 vjece kur vjen te shtepia e vet djali i xhaxhait dhe shkoj une aty i them "ckemi" si gjithmone.Ne shtepi nuk kishte njeri dhe me tha hajde ne banjo. Isha e vogel dhe nuk dija u cudita pse me thirri, ai aty me kapi dhe me hoqi virgjerine.Ndoshta dhe jo,nuk e mbaj mend mire, sepse isha shume e vogel,ama mbaj mend me saktesi qe gjaku nuk me doli.Tashme nuk e di a jam apo jo e virgjer,por shpresoj qe nese nuk jam te gjej nje person qe mos t'i interesoje cipa e holle,por vlerat e mia. E sa per cunin e xhajes,une e kam falur, sepse qe 15 vjec iku ne itali,punonte.Tani qe eshte dhe mire ekonomikisht me ka ndihmuar ne gjithcka, ai me jep leket te blej rrobat , te blej librat,me thot kur te dush te shkosh lek me thuaj ne whataap te te coj leket.Me ka bler kompletin e dhomes etjj,por jo vetem gjera materiale ai me dhuron shummm dashuri, me sheh si moter, me jep keshilla pafund,me edukon, tashme me ka premtuar se do me ndihmoje me pagese e shkolles se larte.Te kam falur!! Anonim, te lutem postoje.

Letra 4

mrb anabel,marr shkas nga tema e sotme per te shprehur sekretin tim sepse nuk mund te tja them askujt.Kete zgjedhje e kam ber per te vetmen arsye per tu mos u dukur si i cmendur apo anormal.qe ne moshe te vogel kam pasur shum frike dhe shihja gjera qe te tjeret nuk i shihnin.Me thonin qe krijoja shok imagjinar apo thjesht kisha makthe,por arrij te shoh shpesh persona qe kan vdekur dhe ne enderr shoh vdekjen e persona te familjes,kushurinj,njerez qe un kam kontakt.nuk mund tja them cdokujt kete gje sepse e bera prove njeher kur pash vdekjen e xhaxhit tim te preferuar i cili me doli ne enderr nje nate para se ta merrnim vesh qe kishte vdekur dhe kur i tregova familajreve qe e kisha par ne enderr,nuk me besuan.Mbrapa kesaj ndodhije me dukej vetja si fajtor qe e dija qe do i ndodhte dicka dhe nuk bera asgje.me duket si mallkim dhe askujt nuk ja kam treguar keto gjera dhe nuk ta bej kurr ,por nuk esht e lehte te shohesh vdekjen e njerezve te aferm dhe mos kesh fuqin te besh asgje.

Letra 5

Sekreti im... jam nje vajze qe para disa vjetesh me ka ndodh dicka e tmerrshme por dhe e bukur ne te njejten kohe...e di qe do shkaktoje shum reagime negative por me duhet ta publikoj per ate pjese te shoqerise shqiptare qe e vuan diskriminimin ...para disa vitesh perfundova ne burg per arsye qe nk kam deshire ti publikoj nejse. gjithcka filloi nga kjo dite e erret e jetes sime...familja me harroi nuk donin te me shihnin me me sy me mohuan si vajzen e tyre pas kesaj ndodhie...ngarkesa ime shpirterore nk kishte fund tentova me mijra here ti jepja fund jetes sime por dikush e panjohur ne fillim por qe tani eshte arsyeja e jetes sime me ndaloi..ajo ishte shoqja ime e qelise E... E me dha mbeshtetjen me te madhe ne nje vend te ftohte te zymte te panjohur per mua dhe komplet ndryshe nga sa isha mesuar te jetoja..tek ajo gjeta ngrohtesine..ne fillim mu duk si ngrohtesi nene pasi ajo ishte 14 vjet me e madhe se une por pak nga pak fillova ta kuptoj qe nk ishte e tille...ishte dicka ndryshe nga te gjitha ato qe kisha perjetuar..kur qendroja me te harroja gjithcka dhe gjithcka cfare doja te beja ishte te kisha dicka me teper...por druhesha..druhesha nga reagimi i saj derisa morra guximin dhe i shpreha gjithcka..ne fillim u nevrikos gati sa nuk me mbyti por me pas gjithcka ndryshoi...shpesh me ledhatonte dhe un ndizesha e gjitha derisa nje nate shkuam deri ne fund (anabel me fal qe nuk po jap detaje por mund te kete dhe femije ne kete ore)..keshtu kalonim ditete e gjata dhe neten qe beheshin te shkurtra ...derisa denimit tim i erdhi fundi..nk doja te largohesha por ja qe duhej...u largova por gjithmone shkoj dhe e takoj E ne burg...ajo ka dhe 2 vite denim dhe mezi po pres qe te jemi bashk pergjithmone..te pakte keshtu shpresoj...me respekt A...te lutem postoje anonim

Letra 6

Do doja shum ta ndaja me ju sekretin tim... Dhe nese nk e publikon ska gje te pakten ja thash dikujt ... Jam nje goc ne vazhdim te studimeve bachelor kete vit jam stazh por nk kam guxuar tja u them prinderve pasi mentaliteti esht nuk e lejon nje gje te till.. Un gjeni nk jam ashtu si gjith studentet e tjer qe len lend pa marr ashtu kam ber dhe un dhe pse nk esht deshira jone kjo... Me vjen keq qe me duhet ti genjej prinderit dhe tu them qe jam ne shkoll nderkoh qe un jam ne pun ... Me vjen turp nga vetja qe i genjej po skam ca bej ata nk do ta pranonin kete gje .. Flm nese e poston :-*:-*

Letra 7

Mirmbrema ! Punoj prane nje instutucioni lokal, dhe drejtori im eshte islamofob. Sekreti im eshte qe cdo te premte marr leje per te falur xhumane dhe gjej justifikime te ndryshme.. Shpresoj qe mos ta kuptoj ndonje here.

Letra 8

"Mbrema!!! U mendova shume para se te shkruaja keto rreshta. Nuk e dija nese mundja ta hidhja te zezen mbi te bardhe per ate gje pas kaq e kaq vitesh , te cilen kam harxhu 30 vjet te jetes ta harroj. U shtyva nga historia e vajzes 7vjec ne perdhunim incestual ... Mendova se ndoshta po ta shkruaj ate qe me ndodhi dikujt qe lexon ne heshtje e i Ka ndodh e njejta gje te gjej nje menyre te kerkoje ndihme . Ne moshen 9 vjecare kusheriri im i afer (nuk dua ta percaktoj relaten ,me vjen ndot edhe Kur e kujtoje) tek te cilet kaloj dite ne pushimet e veres me ngacmonte seksualisht naten teksa flisja . Kushedi sa here te tjera me kishte futur duart ne organet genitale perpara se une nje nate te zgjohesha papritur . Mbaj mend si ta kem perpara syve sot ndjenjen e terrorit, e ankthit per te mbyllur syte te riflija .Flinim ne nje dhome. Ai Ishte atehere 19 vjeç.  Nuk kuptoja pse e kishte bere kete gjest?! Nuk e dija cfare ishte as instikti seksual,isha nje femi ne pafajsin totale. Dija qe Ishte e gabuar veprimi .  Ndihesha ne faj. Pyesja veten se cfare kisha bere qe ai me bere ate gje!!! Gati e konsideroja se kisha bere ndonje gje te keqe e ai me kishte denuar. Qaja dhe beja sikur flija poshte batanijes ne vetmi. Kisha frike te mbyllja syte te flija edhe pse isha ne shtepin time e ai sishte afer. Kisha turp e terror te tregoja ne familje. Kam menduar gjithmon qe do te me fajsonin mua se kisha degjuar qe gocat shanin per cdo gje. Askush nuk e di kete histori dhe sot po Ja rrefej dhjetra te panjohurve ketu . Nuk tregova as vite me vone se ai me "kercenonte" me shikime ose me tallte ne sy te te tjerve. Me vone sepse 9vjec as behej fjale ti tregoja dikujt . E vetmja ndjenje Ishte terrori dhe faj (per gabime qe Nuk kisha bere). U mbylla ne vetvete. Ndryshova karakter totalisht. Instiktivisht kuptova qe e vetmja mbrojtje ishte te qendroja sa me larg ambiente e qe ai frekuentonte...u shenderrova si me thene ne nje te padukshme . E cmund te beja tjeter !!! Madje tani them se kam bere shume gjera qe nje ne moshe me te madhe Nuk do i bente por kjo sishte as per inteligjenc,vedije apo ndergjegje. Thjesht instikt vet mbrojte sic e kane kelyshet e porsalindur.

Ne adoleshenc pata shume episode agresivteti sidomos drejt gjinis mashkull. Prinderit e mi nuk arrin ta kuptonin sjelljen time. Kaloja nga qetesia totale e vajzes se edukuar, te paren e klases ne mesime ne kapje me shkelma e grushta ne oborr te shkolles per nje fjale goje. Kisha nje mllef qe Nuk kisha Ku ta shfreja. Kam qene goce e lezetshme ( me sy e qerpik te bukur thonin) por une e fsheja pamjen time fizike. Nuk vishesha Kur me rroba per goca. Kisha frike se kjo me bente te dallueshme lehtesisht nga nje ngacmues tjeter si ai . Ne gjimnaz preva qerpiket Vetem e Vetem qe syte mos te dukeshin te bukur sic thonin.  Kur shkova ne univ kishim sherbimin psikologjik falas per studentet qe vini nga jashte e ishin larg familjes. Vetem atehere arrita te shpetoja nga ndjenja fajit,e mosbesimit ke tjetri, ke neveria qe kisha Kur me prekte nje shok qofte padashje duke biseduar, ke krizat e panikut nese naten zgjohesha nga gjumi e ndjeja frymarrjen e shoqes se dhomes etj etj Te gjitha keto Po i shkruaj per te treguar cndodh ne psikozen e nje femije ne nje situate te tille .  Dhe i lutem nese dikush gjendet ne fjalet è mia te kerkoj ndihme. Ne cfaredo lloj forme qe deshiron por te kerkoj ndihme ndryshe pasigurin,terrorin per te jetuar Ka per ta mbartur me vete gjithe jeten. 

Ps. Kur lexoj qe si vajza e djali apo Ku di une komentusit jane te shqetesuar per virgjerin me vjen te uleras!!!!Dhe ate moster sdo ta fal kurre edhe pse tashme Jam ne paqe me "veten time femi"

Faleminderit,anonim.

Artikuj të ngjashëm

. .