Dashuri dhe seks > Historia Ime

Arsyet që çojnë shqiptarët drejt divorcit

Letrat e ardhura nga fansat e Anabel.

Letra 1

Une jam ndare nga burri im per faktin se ishte nje femije i vonuar edhe ne moshen 26 vjecare ai sillej si frmije nuk dinte te fliste seriozisht apo te mendonte dicka per te ardhmen. Atij nuk i interesonte asgje vec telefonit facebookut dhe qellimi ishte te fliste me sa me shume femra ne fb ose te takonte sa me shume femra per inatin tim. Sepse une tregohesha shume moskokecarese per te nuk i kerkoja llogari sepse sdoja te behesha e bezdisur apo xheloze pasi edhe ai nuk ishte xheloz. Nuk i pelqente puna madje pervec se jetonte me leket e punes time filloi te mbante edhe femra te tjera me leket e mia. Gjithe kohen kam qene ne dijeni te atyre qe bente sepse vazhdimisht i shikoja bisedat e tij ne fb sepse i kisha adresen e emailit, por nuk reagoja gjeja me e duhur mendoj qe kam bere ishte te largoesha prej tij pa bere zhurme dhe pa i thene asgje. U largova jashte shtetit ku jetoj e punoj tani e vetme ne nje fabrike jam shume e lumtur dhe nuk e kam vuajtur aspak ndarjen. Dua tju them te gjitha atyre vajzave qe vuajne apo kane ngecur ne nje lidhje te padobishme ose shfrytezuese si kjo e eimja te mos ngurojne aspak ti vene duart lidhjes sepse askush ska vlere me shume se vetja jone, dhe vuajta na ben me te forte kini besim te vetja mund te beni gjera qe kurre si keni menduar se mundeshit. Ju pershendes.

Letra 2

Anabel dikur doja edhe un nje femer ,spo ja permend emrin ,,e doja si dreqi si i marr si idiot sic edhe do tregohet me posht ,,mbas shum zenkave peripecive edhe xhelozis se saj te tepruar vjen momenti qe e une e ze mat duke shkruajtur me dike shum koh shum mesazhe, edhe roz ,,e pyes edhe me thot mendova se ishe ti ndaj vazhdova lojen ,,i them ok sjam un tani mblidh rrobat edhe ik ,me thoshte jo un te dua jo po mendoja se ishe ti,,mar telefonin edhe mar familjen e saj por ma rrezon telin edhe nisi te qaj te pergjerohet,,jo me donte jo tkam zemer ,,e mar familjen e saj ne telefon edhe vin edhe ua jap lakuriq sic e kish lindur nena ,,te jatit te jemes edhe vellait ,,edhe i them un gruan se ndaj dot me te tjeret ndaj merreni cupen sa skam ber ndonje marrezi,,edhe e perjetova keq sepse e doja si dreqi aq sa ska hyr asnje femer tjeter aq sa ishte ajo ne zemren time ,,flm nese postohet ,,respekte per cdo mendim qe mund te jepni te hidhur apo te embel ,,

Letra 3

Mirembrema te gjitheve.Une qe po ju shkruaj jam divorcuar para 4 vjeteve,edhe kam nje femije7 vjec sot.Ai ishte shume i vogel kur neve u divorcuam nuk mban mend asgje nga babai vet.Sot jetojme jashte shqiperise.Ish burrit tim i hypi vetja ne qef sepse kapi cik veten ekonomikisht filloi te me tradhetonte,te sillej keq te me vinte dore.Besimi mori fund pastaj filluan sherret e te tjerat qe shkaterruan nje familje.Doja ti jap nje mesazh atyre vajzave qe shkojne me burra te martuar,moj goca keni cuna beqare sa te doni mos prishni nje familje se nje dite ajo qe po i beni dikujt do ju kthehet kunder.Eshte shume i veshtire divorci psikologjik.U shkaterrova si njeri por smund te vazhdoja me ate jete ku im shoq as nuk me respektonte vetem me dhunonte,nuk doja qe femija im te rritej mes dhunes,doja qe ai te kishte nje jete normale.Koha sheroka cdo plage,sot kam rinisur flm Zotit ja dola ndersa ato qe shkaterruan familjen time kane ngelur nje je vrime ne shqiperi.Une detyren time si nene e bera e solla ne jete femijen tim po e rris edukoj e vetme.Vetem se e di qe nje dite do perballem me te kaluaren,sepse pasi u ndava thjesht doja te ikja te zhdukesha edhe e bera duke lene cdo gje pas kraheve.Edhe pse jam vet e divorcuar i them atyre cifteve qe kane mundesi te bejen perpjekje per mos te prishur familjen mbase mund te shpetojne,ndersa atyre rrugaceve i them lerini burrat e botes rehat,Ju faleminderit anonim te lutem

Letra 4

Mirmbrema te gjitheve .  Po marr mundimin te shkruaj edhe ose Zhak nuk i publikon kurr smst e mia:  Jam nje nene e 3 femijeve yje. Kam 3 vjet qe jam divorcuar, kishim 10 vjet martese , dhe ish burrit ju rrit mendja nga leket qe kishte e keshtu ikte dhe vinte ne shtepi kur te donte ai, kishte raste qe filnte 2-3 net andej pa ardhur dhe pa lene nje adrese se ku ishte , telefoni i fikur , kishte raste qe merrte naj her me privat dhe thoshte jam ne pune, vetem kaq . Gjendja sa vinte e perkeqsohej femijet venin ne shkolle pa i shoqeruar askush se un nuk kisha makine , nje nate pas mesit te nates fillova te qaja me mungonte kishte 5 dit pa ardhur fare ne shtepi , mes lotesh mora telefonin dhe e mora me nr privat, doja ti degjoja zerin , Por ne telefonin e tij u pergjigj nje femer nje ze mjaft i njohur, u shtanga sa sme ndaloi zemra, nuk fola fare, te nesermen ne mengjes ai kthehet ne shtepi , e pys ku ishe ? Kisha pun me tha, ajo qe u pergjigj mbreme ne telefon ishte x-ja?- e pyeta. Po me tha pa te keq ne jemi dashuruar e un do ta mar per grua , cfaaaar,? Sa sme ra tavani mbi koke , jo tha, rri dhe ti ju mbaj te dyja bashke, filluam ta grindeshim e ai me qelloi me qelloi ne sy te femijeve , ashtu gjith gjak mora rrugen e ika, me vinte keq per femijet, gjykata ja dha atij kujdestarine se un nuk isha ne gjendje ti mbaja se nuk kisha pune e te ardhura, kaloi njo kohe e gjate dhe un gjeta pune pastruese mora shpi me qera dhe me shum sakrifica arrita ti marr femijet e mi , ai u martua me ate dhe un vazhdoj jetem time me tre yjet e mi , qe tani jan te rritur e vene ne universitet,

Faleminderit per kohen qe harxhuat ddhe faleminderi ZH nese e publikon

Letra 5

Mirmbrema une qe po ju shkruaj jam 33 vjece tashme e martuar dhe me dy femije para dhjet vjetesh u rrembeva me dashurin time te pare se ashtu ishin mundesit. Mbasi vajta nuse ne shpi vjerra i fuste hundet gjitjandej se hanim ne nje tavolin dhe me pak fjal me numeronte dhe kafshatat e bukes arriti tme veshi me tuta poshte dhe fund te gjate siper sepse me dukeshin menderet thoshte vetem me tuta po ne fakte mire ish burri qe sme linte te dilja as ne bace nga xhelozia po vjerra cpune kishte mgjt berra durrim dy vjet vetem sherre dhe ishi ishte nje dembel qe se kishre shokun dilte e bridhte gjith diten gjasme te gjente pune dhe gjith diten neper kafe dhe biliardo sa arriti vjera e na ndau ne vete qe ai te gjente pune une arrita derri ne piken qe te futesha borxhe ke dyqani i lagjes sepse pinte dhe cigaren arriti te gjej dhe te dashur pa koker leku ne xhep kur i lexova sms e te dashures aty smunda me u vesha dhe dola vajta ke xhaxhai im dhe e luta tme jepte lek borxhe dhe ika jashtetit. Tani kam krijuar familjen time me nje njeri fantastik as xheloz as fanatik po mbi te gjitha ai punon dhe mua me mban si zonje ne shpi me dy engjejt e mi..mbas tre vjetesh qe vajta ne shqiperi vajta ke dyqani dhe lava borxhin sepse ai akoma si kishte paguar ato leke..

Letra 6

Anabel, ish gruan e doja vetem per vete aq sa doja ta mbaja te mbyllur. Mbyllur nuk e mbaja dot se e doja me shum se cdo gje tjeter, qe mos te ja beja jeten ferr zgjodha divorcin... ( kemi ne vajze 8 vjece edhe pse per 7 vitet e fundit e shikoj 2 ose 3 here ne vit ) // jemi me te lumtur te gjithe keshtu.!!//

Letra 7

Pershendetje Anabael.Dua te tregoj divorcin tim dhe menyren sesi vjehrra ma shkaterroi lumturine time.Ne rinine time kam bere nje jete pak te crregullt.Kam ikur nga fshati im i lindjes per nje jete me te mire ne Tirane ne moshen 16 vjec sepse duhet te gjeja ndonje pune se nuk kisha mundesi per shkolle.Atje fillova lidhje me meshkuj te ndryshem pothuajse cdo muaj sepse me pelqente ajo lloj jete dhe mund te kem ndrruar rreth 23-24 partnere ne jeten time por gjitha histori te shkurtra.Vitet filluan te iknin dhe nuk isha me e re por isha rreth 31 vjet dhe duhej te sistemohesha.Keshtu qe ju qepa nje dali qe punonte ne nja banke ne tirane rreth 28 vjec i cili nuk e dinte te kaluaren time.Fillova te luaja me te pak rolin e viktimes dhe i kisha thene se ne jeten time kisha pasur vetem nje te dashur dhe ai me dhunonte dhe me trajtonte keq dhe un u detyrova ta lija.Gjithashtu kur ishim ne intimitet beja si pa eksperience dhe e pa djallezuar sepse doja te me merrte per grua.I thoja se kisha vuajtur ne jete dhe ai me dashuronte akoma me shume dit pas dite.Problemi qendronte se doja te ngelesha me barre por ai nuk ishte ende gati.Keshtu morra ne tel nje shokun tim te besuar dhe bej te pamunduren qe te ngelem me barre me ate dhe pas disa muajsh i them te dashurit se me ka lene me barre.Ai ne fillim ishte i hutuar por me pas e pranoi femijen dhe e beri lidhjen tone publike dhe kerkoi te me prezantonte me mamane dhe babain e tij.Problemi qendronte se kjo vjehrra doli e njojtur me mamane time dhe e dinte qe mamaja ime ishte e divorcuar dhe filloi te dyshonte tek ndershmeria ime.Ka pyetur gjith tiranen per mua dhe ka dale ne perfundim qe jam e perdale dhe ja mbushi mendjen ketij burrit tim te me linte se sipas saj isha k*rve.Keshtu ai zbuloi te kaluaren time dhe me la vetem 1 muaj pasi beme martesen.Prandaj ju them vjehrrave mos nderhyni ne lidhjen e ciftit se vetem per te prishur pune jeni e per te ngaterruar gjerat se nuk vleni per gje.Anonim te lutem shume se me prish pune per te ardhmen time.Flm

Letra 8

Mirmbrema ! C'do kush mund te kaloje nje situate ndarje dhe mos flisni keq per ata qe jane ndare .. Po flas dhe per veten time ne kete rast me perket dhe mua kjo teme  Nje gje qe ne momentin e pare e perjeton shum keq dhe me von e kupton qe ke shpetuar dhe ne njefar menyre ke lindur prap  U fejova me nje person ku ndenjta 9 muaj me te ne fillim gjerat ishin cka .... ishin shum gjera qe nuk shkonin me te dhe me familjen e tij  Punonte por nuk e di pse punonte kur nuk harxhonte asnje gje as per veten e as per mua nuk dolem nje here per qef te me jepte nje kafe te pakten pa per gje tjeter nuk behej fjale dhe kulmi i kesaj shtrengimi paraje ishte kur nje mengjes qe do ikja per pune rastisa qe nuk kisha lek me vete se kisha 10 dite tek shtepia e tij dhe lekte qe kisha me mbaruan dhe i kerkoj nje 20 lek per te marre nje kek dhe nuk ma dha ... Nejse vija nga puna buken do haja cfar kishte nxjerre "vjerra" , ushqimet e tjerat ishin me çeles.  Kur laja gjerat e mia me ruanin pse derdh ujin dhe harxhoja ilacin ... Ufff stres pafund. i flisja atij ai nuk ishte per asnje nuk fliste, per cdo gje fliste i ati i tij. Vendosen per te ardh per te prere diten e dasmes dhe ai nuk erdhi. Nderkohe un i kisha thene qe nuk jam gati me gjerat e mia  Dhe atij as nuk i binte mendja per kete.. Erdhen dhe qe ne fillim familja ime kerkon qe duam nje miqesi pa kushte te vendost nga te dyja palet ok mir tha plaku. Dhe filloj tu fol dhe tha qe kishin vendos 3 data ku un duhej te zgjidhja njeren kur nderkohe u fol miqesi pa kushte ... Un nuk isha dakort per asnjeren dhe filloj nje debat qe o zot  E lajneroj te fejuarin dhe nuk vjen qe te sqarohemi ... E marr ne telefon dhe i them qe te me sjelle rrobat e mia se un nuk do martohem me baben tend i them kur ti nuk del vete para. Nuk jam gomari jot me thote. ... Ok i them dhe shkoj dhe mbush vailixhet vet dhe dal ik ai ishte aty dhe nuk foli asnje fjale ... Theva nr e telefonit Dhe nuk jam bere pishman qe kam ikur jam shum mir tani  Sado qe e perjtova shum keq por nuk ke cfar te besh jeta te perplas fort me njerez te tille  uroj mos te flisni keq nuk ja uroj njeriu flm anonim te lutem.

Artikuj të ngjashëm