Lifestyle > Arkitektura

Do ju fusim brenda dollapeve të VIP-ave dhe s'do doni të dilni më kurrë!

Yjet e show biz-it mund t'ju japin ide shumë të mira sesi ta dekoroni atë.

Shikoni fotot e tjera!    v      
Khloe Kardashian
Ylli televiziv Khloe Kardashian këtu ndodhet në shtëpinë e saj në Kaliforni. Ky është dollapi kryesor, me përmasa gjigande.
Mariah Carey
Më shumë një butik luksoz sesa një dollap: kjo është pamja që të jep dhoma gjigande që Mariah Carey përdor për të mbajtur të gjitha veshjet e saj. Më së shumti në dhomë dallohen këpucët e saj të larta me nënshkrimin e këngëtares.
Ellen Degeneres
Një palë shkallë librarie, me të cilat arrin në katet më të larta. Komedianja Ellen Degeneres dhe bashkëshortja e saj Portia, sigurisht që s’kanë shumë të përbashkëta kur vjen puna tek këpucët. Dallohet pjesa e Portia-s për shkak të takave të larta dhe pjesa e Ellen për shkak të atleteve.
Ralph Lauren
Në Bedford, New York, Ralph Lauren ka ngritur një kryevepër e cila ngjason me një vilë dhe jo me një dollap. Muret janë në ngjyrë bezhë dhe nuk mungojnë as detajet prej lëkure kur përfshihen dhe një palë çisme kafe.
Elton John
Që nga viti 1970’ e më tej syzet ishin ato që simbolizonin Elton John-in. Për këtë arsye ai ka ndërtuar në papafingon e shtëpisë një mbajtëse gjigande prej druri ku janë të ekspozura të gjitha pjesët e koleksionit.
Brooke Shields
Aktorja Brooke Shields është kujdesur që të krijojë mjaftueshëm hapësirë duke i bashkangjitur dollapit një palë shkallë librarie, me të cilat arrin në katet më të larta.
Gisele Bunchen dhe Tom Brady
Për dhomën e tyre gjigande që gjithashtu luan rolin e një dollapi, modelja Gisele Bundchen dhe Tom Brady kanë zgjedhur një model të personalizuar me mermer dhe një shandan të madh të kristaltë.

Të famshmit nga Kim Kardashian deri tek Elton John kanë ndikuar në mënyrë gati të frikshme sesi njerëzit në gjithë botën vishen. Ata janë ikonat që kanë krijuar trende dhe që dallohen për stilin unik dhe origjinal, stil që shpeshherë ka shërbyer si identifikues. Por, ashtu si veshjet edhe dollapët ku ato qëndrojnë duhet të jenë po aq unike. Këta janë dollapët “më të famshëm” në brendësi të të cilëve ruhen ato kryevepra prej të cilave shumë njerëz në gjithë botën janë frymëzuar.

Burimi: Architectural Digest / Përshtati: Ergisa Bejkollari

Artikuj të ngjashëm