Bereta është rikthyer dhe është më cool se kurrë. Bereta, që dikur është përdorur si një aksesor satirik për të kthyer në moment çdo karakter në një look parizien, tashmë është një element thelbësor i Gucci-t që ka rikthyer në industrinë e modës ekscentrizmin artistik rinor.
Në 2016-ën, ky aksesor vjen i kombinuar me bluza dantelle, kotume stil urban, me fustane të dekoruara dhe është një nga trendet më të rëndësishëm të Javës së Modës në Nju Jork. Shfletoni galerinë për t’u frymëzuar për look-un tuaj.
Burimi: WhoWhatWear/ Përshtati: Kristi Tashi