Shëndeti > Vetebesimi

Muskuj barku në 30 sekonda? Ja çfarë po përdorin vajza nga e gjithë bota

Teknika që 'ka pushtuar' Instagramin.

Shikoni fotot e tjera!    v      

Si ta bëni barkun tuaj të duket muskuloz në vetëm 30 sekonda? Nuk bëhet fjalë për ushtrime fizike, por për pozicionimin e duhur përpara pasqyrës. Vajza nga e gjithë bota kanë postuar në Instagram teknikat që ato përdorin për t’u dukur në formë, edhe pa qenë e tillë.

Fillimisht duhet të gjeni këndin dhe dritën e duhur. Merrni frymë, thithni barkun dhe qëndroni drejt! E rëndësishme është t’i mbani shpatullat të tendosura pasi në këtë mënyrë do dukeni më të gjata dhe fryrja e barkut do eliminohet. Një gjë tjetër që duhet të keni kujdes janë këmbët. Mos i mbani asnjëherë të bashkuara dhe për të theksuar formën e tyre, mund të ngriheni pak në majë të gishtave.

Të gjithë hapat e përmendur më sipër, janë vetëm teknika të thjeshta dhe të shpejta sesi të arrini pamjen që dëshironi. Sigurisht që ushtrimet fizike, pavarësisht se duan kohë, janë gjithmonë zgjidhja e duhur.

Burimi: Mandatory / Përshtati: Ergisa Bejkollari

Artikuj të ngjashëm