Në një lagjë të quajtur Barangaroo në Sidnei është një restorant që të gjithë e kërkojnë me ngulm. Madje një njeri ofroi edhe shtëpinë e tij për të pasur një restorant të tillë aty.
Është e habitshme kur dëgjon emrin e shefit ose të restorantit: René Redzepi’s Noma. Shefi danez po punon në një restorant që ka vetëm 10 javë që quhet Noma Sydney dhe që kur hapi dyert e tij pati në listën e pritjes 27,000 persona. Biletat për darkat në këtë restorant që shërbehen nga kuzhinieri i njohur u shitën 90 sekonda pasi dolën në shitje vitin e shkuar.
Restoranti origjinal i Redzepit ndodhet në Kopenhagen dhe është vlerësuar për përqasjen inovative që ka me kuzhinën tradicionale nordike dhe kujdesin që tregohet aty ndaj detajeve. Noma u shpall katër herë nga revista “Restaurant” si “Restoranti më i mirë në botë” dhe ka marrë dy yje Michelin në vitin 2008.
Restoranti Noma do të shërbejë 5,600 ushqime në një hapësirë me 56 vende për darkuesit. Çdo njeri që bën rezervimin duhet të paguaj 485 dollarë Australian për person dhe 195 dollarë për pijet alkolike.
Një e katërta e rezervimeve është e dedikuar për turistët nën një program të sponsorizuar nga Tourism Australia. Ndërkohë sipas “The Guardian” një person në Sidnei ofroi edhe shtëpinë e tij për Redzepin ndërkohë që shefi është në qytet për rezervimet në Noma. Redzepi dhe familja e tij po qëndrojnë në një shtëpi në Balmain, Australi pjesën tjetër të kohës.
Burimi: Fortune; Përshtati: Klarida Bregaj