Ngjarjet e fundit në kufirin e Turqisë me Sirinë kanë ngjallur frikërat e një lufte globale. Presidenti rus Vladimir Putin e ka akuzuar Turqinë për një ‘thikë pas shpine’, duke i etiketuar ata si ‘bashkëpunëtorë të terrorizmit’.
Rusia që në vitin 1953 e ka paralajmëruar ndëshkimin në rast se ndonjë shtet qëllon avionet luftarake ruse; pasojat do të jenë serioze!
Gjatë të martës së 24 nëntorit Vladimir Putin ka ndërprerë marrëdhëniet ushtarake me Turqinë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për një luftë ajrore, me një system mbrojtjeje ajrore në detin Mesdhe. Ky mjet do të shkatërrojë ‘çdo shënjestër që shenjon një rrezik të mundshëm’ ndaj forcave ruse në Siri. Ndërsa ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se bombarduesit rusë në Siri do të shoqërohen nga avionë reaktivë. Britania ka deklaruar se do të mbështesë Turqinë ushtarakisht në rast hakmarrjeje nga ana e forcave të Putin-it.
Megjithatë, Rusia e ka mohuar që avioni i tyre ushtarak të ketë qenë brenda kufirit të Turqisë, por gjenerali-sekretar i Nato-s, Jens Stoltenberg deklaroi se ka prova që tregojnë se ka qenë brenda kufirit.
Turqia ka deklaruar se avionic rus ka hyrë në qiellin turk për 17 sekonda, pavarësisht paralajmërimeve nga ana e tyre. Pasi është goditur, ai është përplasur mbi Siri, 40 kilometra larg nga kufiri. Në rast se Rusia ndërmerr një veprim ushtarak ndaj Turqisë, Britania ka deklaruar se ka në dispozicion 12 avionë ushtarakë ‘Taifun’, të programuar për një luftë vetëm në ajër.
Edhe Presidenti Barack Obama, raportohet se ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin turk Erdogan, gjatë të cilës kanë biseduar për nevojën për të neutralizuar tensionet me Rusinë. Obama është shprehur në një deklaratë se ‘ Shtetet e Bashkuara dhe NATO do të mbështesin të drejtën e Turqisë për të mbrojtur sovranitetin e saj’, dhe ka shtuar ‘ Udhëheqësit kanë rënë dakort për nevojën e neutralizimit të situatës dhe për të ndjekur marrëveshje për t’u siguruar se aksidente të tilla nuk do të ndodhin më’
Burimi: DailyMail; Përshtati: Genta Hodo