Metropolitan > Kalendari Rock

Nirvana regjistron albumin MTV Unplugged (18 Nëntor, 1993)

Ky është Kalendari Rock i Anabel. Për gjithë të apasionuarit e muzikës rock që duan të mesojnë diçka më shumë mbi muzikantët që kanë bërë historinë e kësaj rryme.

Nga Armand Xhuli ~
Shikoni fotot e tjera!    v      

Sot, 18 Nëntor, 1993
New York City

Grupi muzikor, Nirvana regjistrojnë kryeveprën e tyre akustike, regjistrojnë një album, që e titulluan MTV Unplugged in NY, pjesë e së cilës është edhe kënga “Rreth një Vajzë”, About a Girl. Regjistrimi i këtij albumi akustik u bë në studion e Sony Music Studios, në New York ndërmjet rrugës 54 dhe asaj 10, në Manhattan.

Treshja nga Seattle, shoqërohej edhe nga një kitarist e një violincelist shtesë dhe luajnë muzikë në një version gjysmë akustik, për programin “MTV Unplugged”, gjë që i dha edhe titullin albumit.

Atmosfera në studio ishte e zymtë. Tensioni shumë më i madh se zakonisht. Të zhveshura nga efektet elektrike, performancat bazohen vetëm te aftësitë e këngëtarit Kurt Cobain, i cili, si sot më 18 nëntor 1993, me aftësitë e tij, siguron edhe një masë fansash të rinj, të cilët deri në këtë moment, mbase te grupi Nirvana, shihnin ca të çmendur me vegla elektrike.

Bateristi Dave Grohl, përdor shkopinj të veshura me copë dhe furça, të cilat po këtë pasdite, ja dhuroi një producent i MTV, me shpresën që të mos ja mëshonte baterisë, sikundër bënte zakonisht.

Krist Novoselic, po luan me nje kitarë gjysëm akustike, të cilën e ka marrë borxh.

Ndërsa vetë Kurt Cobain, po përdor një kitarë Martin D-18, të cilës i ka shtuar vetëm diçka të vogël për të mos qënë thjesht akustike. Para dhe pas çdo kënge, vazhdon t’ja përsërisë publikut, që nuk po argëtohet dhe….. si zgjidhje gjen heroinën.

Producentët e MTV insistojnë që grupi Nirvana, të luajnë pjesët e tyre më të suksesëshme, kurse Nirvana-t dhe Kurt Cobain, insistojnë dhe vazhdojnë të luajnë pjesë të të tjerëve, cover të artistëve të tyre të preferuar, nga Vaselines te Leadbelly, duke mos harruar pjesë të David Bowie dhe të Meat Puppets, të cilët edhe bashkohen me Nirvanat ne këtë performancë.

Kurt Cobain, kujdeset personalisht për skenografinë dhe sonte me 18 nëntor 1993, do që të shfaqet i rrethuar nga zambakë të bardhe dhe qirinj të zinj. “Duhet të duket tamam si funeral” - insiston ai. - ”si funerali i muzikës tonë”.

Më pas, me vdekjen e tij, që ndodhi vetëm 5 muaj më pas, ky show, kjo shfaqje e sotme, e 18 nëntorit 1993, kjo MTV Unplugged, u shndërrua në testamentin e Nirvana-ve, një testament tepër ironik, testament i një grupi të njohur për koncertet e tyre elektrike, të zhurmshëm dhe shurdhues.

Kënga e fundit e grupit Nirvana në këtë MTV Unplugged, titullohet “Ku Fjete Mbreme?”, “Where You Did Sleep Last Night?

Nesër 19 nëntor. Një arrestim që bëhet shkak për një mesazh të pavdekshëm.
Qofshi mirë kudo qofshi.

Artikuj të ngjashëm