Metropolitan > Fletore Kinemaje

4 arsye përse 'Bond; Spectre' ia vlen të shihet

'Bond' është e treta në historinë e kinemasë për nga fitimet.

Nga Reald Keta ~
Shikoni fotot e tjera!    v      
Disa prej aktorëve protagonistë në rolin e agjentit 007 ndër vite

Me datë 26 tetor pati premierën ndërkombëtare filmi i 24-ët në rradhë i serisë së Bond me titull Spectre (Sam Mendes, 2015), i cili po shfaqet edhe në Kinema Millenium në Tiranë. Seri filmash e mbështetur në krijimtarinë prej 12 romanesh dhe dy tregimesh të shkrimtarit anglez Ian Fleming. Spectre ishte filmi i katërt dhe i fundit për aktorin Daniel Craig në rolin e James Bond, agjenti 007 i Shërbimeve Sekrete të Madhërisë së Saj. Ndonëse seria Bond është e treta në historinë e kinemasë për nga fitimet në total, ky film i rradhës jo vetëm nuk mund të krahasohet për nga të ardhurat me pararendësin Skyfall (Sam Mendes, 2012), por është gati një fiasko financiar.

Figura e agjentit Bond është sfiduar në shumë raste prej figurave të të ngjashmëve kinematografikë që prej agjentit Harry Palmer (Michael Caine) tek e deri tek ai i Ethan Hunt (Tom Cruise). James Bond në stafetën e të gjashtë aktorëve që e kanë mishëruar ka mbetur një kult i padiskutueshëm në të mira e në të këqija. Në rastin e Bond; Spectre kinemadashësit në përgjithësi dhe fansat e Bond-it kanë katër arsye përse ia vlen ta ndjekin.

1. Lamtumirë Daniel Craig! Si një James Bond në pension ai është i ngathët në lëvizje, mezi hedh hapat dhe i vë në vështirësi kaskadorët që t’i bëjnë të besueshme skenat e dyluftimit. Abdominalët e bërë tule i japin vetëbesimin çdo mashkulli të zakonshëm që joshja s’ka lidhje me kilet e tepërta. Craig ishte Bond që ka vrarë e ka prerë më shumë sipas statistikave, por nuk u krahasua dot me fisnikërinë e Sir Sean Connery dhe as joshjen e Pierce Brosnan.

2. Koha kalon, dhe falë regjisorit Sam Mendes edhe për Monica Belluci. 51 vjeçare, erotikja s’do e braktisi asnjëherë imazhin e saj femëror. Megjithatë fotografia e këtij filmi i vë në pah tërë vitet e Belluci dhe pa arsye sepse do të duhej të bëhej fjalë për Bond Girl dhe jo ëma e Bond.

3. Pas pijes së preferuar Vodka Martini dhe makinës Aston Martin, James Bond shquhet për zotësinë e tij me femrat. Skenat erotike ngjajnë si copëza nga Discovery Channel mbi peshqit e kuq gjatë çiftëzimit, nëse realisht e bëjnë këtë gjë. Për më tepër Bond Girl në film janë Monica Belluci, një femër 4 vjet më e madhe në moshë se Daniel Craig, dhe Léa Seydoux, ikonë lesbike që pas filmit Blue Is the Warmest Color (Abdellatif Kechiche, 2013).

4. Aktrimi i keçistit Dave Bautista është aq mjeshtëror sa të lë pa fjalë, madje dhe vetë aktorin. Përpos dy batutave me numërim, ai vërdalliset nëpër film duke zhdëpur keqazi Daniel Craig, por skenari e do që ta pësojë aksidentalisht nga fundi i filmit.

NDIQNI TRAILERIN E FILMIT

Artikuj të ngjashëm

. .