Horoskopi > Kompatibilitet

Horoskopi ju thotë se për çfarë ka nevojë jeta juaj romantike

Shenjat përkatëse do ua tregojnë..

Shikoni fotot e tjera!    v      

Dashi
Ju duhet të flirtoni. Kjo është koha më e mirë për ju që të shijoni momentet e “shkujdesura” por që ju bëjnë të lumtur.

Demi 
Rrëfimi do i bëjë mirë lidhjes tuaj. Ndoshta kjo është diçka që ju duhet të beni në mënyrë që lidhja juaj të shkojë mirë. Vëreni në dijeni partnerin se si ndiheni ju në këtë marrëdhënie.

Binjakët
Shenja juaj thotë se ju duhet të krijoni përsëri atë lidhjen që ekzistonte mes jush. Nëse jeni beqar atëherë “hidhini” sytë tek një shok/shoqe nga fëmijeria juaj.

Gaforrja
Qëndrojuni besnikë parimeve tuja. Ka ardhur koha që të vini disa kushte dhe të mos hiqni dorë. Në këtë mënyrë lidhja juaj do të jetë më e qëndrueshme.

Luani
Ndoshta është më mirë të bëni një pushim. Keni nevojë të mbyllni plagët që la pas lidhja juaj e fundit. Kushojini pak kohë vetes tuaj të kuptoni çfarë doni realisht.

Virgjëresha
Dorëzohuni. Nuk mund ta mbani pas vetes një lidhje që nuk funksionon. Pak kohë vetëm do ishte idealja për ju.

Peshorja
Kohët e fundit lidhja juaj nuk ka qënë shumë e qëndrueshme. Kjo sepse keni disa probleme për të zgjidhur. Ky është misioni juaj tani për tani.

Akrepi
Si natyrë misterioze që jeni do e kuptoni mirë çfarë duhet të bëni. Bëni plane afatgjata apo afatshkurtra, por vetëm bëni plane për lidhjen tuaj, mos e lini atë në mëshirë të fatit.

Shigjetari
Lidhja juaj ka nevojë për ju. Dedikohuni vetëm asaj, pasi partneri juaj ua ndjen mungesën. Nëse jeni beqare por nuk doni të rrini vetëm, është koha për t’i “hedhur” sytë diku.

Bricjapi
Seksi është pika juaj kulminante. Për një lidhje të shëndetshme, bëni mirë ta shijoni të çfarë bëni, në këtë rast seksin.

Ujori
Për t’i dhënë lidhjes tuaj jetëgjatësi keni nevojë për angazhimin tuaj të plotë. Prandaj bëni mirë të vendosni nëse e doni apo jo lidhjen tuaj.

Peshqit
Ajo çfarë ju duhet të bëni është të investoni më shumë tek lidhja dhe partneri juaj. Kjo vlen nëse jeni aktualisht në një lidhje dhe doni të jeni të sigurt nëse ai do të jetë partner/ja e jetës suaj.

Burimi: buzzfeed.com

Artikuj të ngjashëm

. .