Eksperienca gati tridhjetë vjeçare e artistes së grimit Lili Ismaili, shkrihet me konceptin elegant të një salloni luksi me nuse që veshin “haute couture” në Tiranë.
Tashmë një markë në botën e spektakleve, ku ka zbukuruar ikonat e televizioneve por dhe shumë kliente speciale në sallonin e saj, Lili guxon të sjellë diçka të re, një alternativë ndaj çdo gjëje “të parë” nëpër sallone nusesh dhe sigurinë që do të ktheheni sërish atje.
Fustane të punuara me dorë, koleksione joshëse dhe cilësi deri në detaje që kënaqin dhe syrin më të mprehtë e nuset më kërkuese.
Modelet më bashkëkohore, stilistët më me emër për dizenjimin e veshjeve të nusërisë dhe fustane që mund të konsiderohen vepra arti gjenden në parajsën e nuseve, sallonin Lili Sposa.
Ndër stilistët e përgjedhur për të bërë ëndrrën tuaj dhe që gjenden në sallon janë:
ALESANDRA RINAUDO
Alesandra Rinaudo vjen si gjithnjë me fustanet “haute couture”, realizuar në mënyrë sartoriale në mëndafsh me një stil shumë të rafinuar dhe modern.
ELISABETTA POLIGNANO
Jo i zakonshëm, i rafinuar , i vlerësuar: kështu mund të përcaktohet koleksioni më i ri Pranverë – Verë 2014 dizenjuar nga Elisabetta Polignano. Simbole të “haute couture”, fustanet e nusërisë kanë detaje të punuara me dorë që i japin çdo fustani një personalitet. Evidentohen bishta të gjatë, fjongo madhështore dhe të gjitha këto i udhëheq një vëmendje e veçantë dhe shumë e gjallë për detaje. Eksperienca shumëvjeçare “Made in Italy” nuk rresht së bëri magjik çdo moment të një eventi kaq të rëndësishëm siç është dasma.
RAIMOND BUNDO
Koleksioni i tij më i ri “Silencio” ka lindur nga një proces personal dhe ka për qëllim të arrijë lartësinë e bukurisë e cila rrjedh nga harmonia dhe kreativiteti. Çdo fustan është dizenjuar për të treguar ndjenjat e nuses duke ofruar një balancë mes elegancës dhe freskisë me një theks të qartë dhe të vendosur. Linja e re Raimund Bundo ofron një koleksion të freskët dhe të butë, shpirti i lirë në dizenjim ofron mundësinë e të ndjerit natyrale , sensual dhe një nuse plot personalitet.
Sallonet e nusërive të kryeqytetit: Lili Sposa
10 Nëntor 2013