Fotot nudo të Justin Bieber kanë nisur të qarkullojnë në internet pasi këngëtari është fotografuar gjatë pushimeve në vilën mahnitëse në Bora Bora. Të mërkurën, The New York Daily ka publikuar fotot e pacensuruara të yllit të muzikës, në pishinën e tij private me modelen britanike Jayde Pierce. Deri më tani, Bieber nuk ka dhënë asnjë koment për fotot.
21-vjeçari ka zgjedhur kështu një ndër destinacionet më të preferuara për një arratisje në shoqërinë e 20-vjeçares, me të cilën thuhet se është në një lidhje që prej muajit maj.
Kaq ka mjaftuar që interneti të shpërthejë nga postimet argëtuese për 21-vjeçarin madje shumë prej tyre i kanë krahasuar këto foto me ato që Kim Kardashian realizoi për revistën 'Paper', ndërsa shumë të tjerë nxituar ta mbulonin këngëtarin me emoji. Shihni galerinë
Burimi: dailymail.co.uk
Përshtati: Jolinda Levonja